Prej më shumë se 1 ore 60 efektivë dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët masive që kanë përfshirë disa magazina të tregut të rrobave te ish-Uzina Dinamo në Tiranë.

Siç duket edhe në pamjet e Report Tv nga vendi i ngjarjes, tregtarët kanë zbrazur magazinat e tjera që rrezikohen nga flakët, duke nxjerrë në rrugë e ambiente të hapura mallrat që shesin.

Gjithashtu, policia po evakuon zonën përreth për shkak se pranë vatrës së zjarrit raportohet të ketë bombola gazi.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Shuhet zjarri në tregun e rrobave te ish-Uzina Dinamo, 50 subjekte të shkrumbuara! Në zonë ende prani tymi (PAMJE ME DRON)