Pas biznesmenit Shefqet Kastrati një tjetër biznesmen reagon lidhur me shkresën e Prokurorisë, ku përmendeshin emrat e disa biznesmenëve të kërcënuar nga Emiljano Shullazi.

deklarate me logo

Adrian Bardhi, administrator i kompanisë së kafesë “Pascuçi” thotë se përmbajtja e shkresës së Prokurorisë është një trillim dhe se ai nuk e ka njohur kurrë Emiljano Shullazin. Kjo dëshmi rrëzon plotësisht akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për Shullazin.

Njëherësh Adrian Bardhi, ka kërkuar nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla që ky rast të hetohet dhe të vihen para përgjegjësisë shkaktarët e përpilimit dhe nxjerrjes së kësaj shkrese.