Tregtia botërore, SHBA akuzon Rusinë për shkelje të rregullave

Tregtia botërore, SHBA akuzon Rusinë për shkelje të rregullave

Foto Ilustruese

Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë për shkelje të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), duke vënë tarifa në hakmarrje ndaj taksave amerikane që kanë prekur aluminin dhe çelikun rus. Në ankesën drejtuar OBT-së thuhet se Rusia i aplikon tarifat vetëm ndaj prodhimeve amerikane dhe jo të vendeve të tjera. Në të po ashtu thuhet se tarifat ruse tejkalojnë maksimumin e lejuar me kushtet e anëtarësimit në OBT.

Ankesa përcillet me një periudhë 60 ditëshe të konsultimeve, që u mundëson palëve të zgjidhin mosmarrëveshjen në mënyrë të dyanshme. Nëse nuk arrihet marrëveshje, SHBA mund t’i kërkojë OBT-së të vendosë në lidhje me çështjen. Uashingtoni ka vënë tarifa 25% në importet e çelikut dhe 10% në ato të aluminit në muajin mars, duke thënë se janë në interes të sigurisë kombëtare.

Tarifat kanë goditur më së shumti Kinën, por kanë prekur edhe vende të tjera, përfshirë Rusinë. Agjencia ruse e lajmeve TASS citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë se Moska mund të përdorë një “gamë të gjerë” të kundër argumenteve për të mbrojtur veten në OBT.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë