Tregtia e armëve, MM: PS merr
dokumente në mënyrë anti-ligjore
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sot e shqetësuar jo për akuzat e deputetit të PS, Erion Braçe dhe për të dhënë një shpjegim në lidhje me to, por për faktin se si Partia Socialiste i disponon këto dokumente, sipas zëdhënëses Lorisa Ylli, në rrugë anti-ligjore.
TIRANE - Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sot e shqetësuar jo për akuzat e deputetit të PS, Erion Braçe dhe për të dhënë një shpjegim në lidhje me to, por për faktin se si Partia Socialiste i disponon këto dokumente, sipas zëdhënëses Lorisa Ylli, në rrugë anti-ligjore.
“Meqë kërkon respektimin e ligjit, bëhu pjesë e luftës për vendosjen e ligjit, dhe jo bashkëpunëtor në veprimtari antiligjore. Bazuar në ligj, kontratat e shitblerjes së armëve janë të klasifikuara. Ju sot, ishit në dhunim të plotë të ligjit. Ju zoti Braçe e dini fare mirë se çfarë janë plehrat e komunizmit. Dhe po ju deklarojmë se Ministria e Mbrojtjes është e vendosur deri në fund për ti pastruar ato.”- theksoi në një komunikim për mediat zëdhënësja Lorisa Ylli.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, shitja e armëve dhe municioneve, për aq sa lejon ligji, është i deklaruar, publik dhe i monitoruar nga OKB, BE dhe
OSBE dhe Shqipëria ka një rekord të pastër në këtë veprimtari, ndërsa akuzat e PS për tregtinë e armëve sipas ministrisë ka çuar në uljen e të ardhurave me 50 % për vitin që shkoi.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Braçe me këto deklarata po nxit shthurjen institucionale, e cila nuk është në interes të shoqërisë shqiptare.
“Ju sot morët në mbrojtje shkelësit e ligjit, kur në fakt duhet të bëni të kundërtën.” – përfundon deklaratën e saj kundër Braçes Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet zëdhënëses të saj, LorisaYlli.
(jd/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.6%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1532
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15