TIRANE- Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet sërish sot akuzave të Partisë Socialiste për tregtinë e armëve me Malin e Zi, dhe deklaron se publikimi i dokumentave sekrete nga Partia Socialiste është vepër kriminale dhe për ketë Ministri do t`i drejtohet organeve të drejtësisë.
“Akuzat për Malin e Zi, një shtet mik e partner tregojnë se PS është akoma me kohën e Enver Hoxhës. Publikimi dhe nxjerrja e dokumentave të klasifikuara përbëjnë vepër penale dhe për këtë do ti drejtohemi organeve të drejtësisë. Padyshim që në këtë vend do të ruhet standardi i informacionit të klasifikuar në respekt të ligjit në fuqi. Veprimtaria e ligjshme e ministrisë së Mbrojtjes duket se ka shkelur interesat e trafikantëve të armëve dhe atyre që dekospirojnë dokumentet e klasifikuara.”- deklaroi sekretari i përgjithësh i Ministrisë së Mbrojtjes Edvin Kulluri.
Reagimi për të disatën herë nga Ministria e Mbrojtjes vjen pas denoncimit prej disa ditësh me radhë të bërë nga ana e PS mbi atë që e cilësojnë si korrupsion dhe abuzim nga ana e kësaj ministrie në lidhje me tregtinë e armëve. Dje deputeti i PS, Erion Braçe duke iu referua dokumenteve zyrtare dhe kontratave të firmosura nga dikasteri i mbrojtjes akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes se i janë shitur Malit të Zi 200 mije predhave mortajë. Imami ka cënuar rëndë sigurinë kombëtare, kur siç tha ai me 600 mije shtetas që ka shteti fqinj, i takon që secili prej tyre te disponojnë 2 predha për person.
Por ai vijon dhe me tej, kur shton se dokumentet qëllimisht mund te jenë bërë te tillë të fshehur ligjërisht një trafik te mundshëm armesh gjatë vitit 2012. Sipas Braçes, Imami ka favorizuar klientelen pranë qeverisë kur duke shitur ato që Ministria e Mbrojtjes i cilëson si "plehra" dhe të pavlefshme. Erion Braçe replikoi në distancë me ministrin e Mbrojtjes duke pohuar se PS nuk ka publikuar dokumente të klasifikuara.
I PERGJIGJET RAMA: ZULLUMET E MINISTRISE S'KANE TE MBARUAR
Pretendimeve të Ministrisë së Mbrojtjes e cila iu përgjigjet akuzave të Partisë Socialiste për trafik armësh i është përgjigjur kreu i PS Edi Rama në rrjetin social Twiter. “Dhe "xhevahiret" e zullumit të asaj ministrie s'kanë të mbaruar, ekspozeja do të vazhdojë paçka hakërrimeve të dëshpëruara të ministrit. Ministri i Mbrojtjes vetëm hakërrehet ndaj Erjon Braçes që po bën përditë ekspozenë e atij kalbëzimi, por s'jep dot asnjë provë të kundërt!, - shkruan Rama.
“Dikasteri i mbrojtjes është drejt kalbëzimit rrënqethës”, -komenton Rama.
“Ndiqni shpalosjen e kalbëzimit rrënqethës të Ministrisë së Mbrojtjes përmes fakteve e shifrave të korrupsionit që po ekspozojmë publikisht.”, - përfundon komenti i Ramës ndaj Ministrisë së Mbrojtjes.
(sg/Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PS: Imami tregti të dyshimtë në Mal të zi me 200 mijë predha