TIRANE- Eksportet shqiptare u rritën gjatë periudhës 5-vjeçare, 2009-2013, ndërsa vihet re që per importet trendi ka qënë me luhatje. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, ndërsa në vitin 2009 pati rënie të ritmit vjetor të eksporteve, në katër vitet pasuese trendi ishte në kah rritës. Gjatë kësaj periudhe vërehet një rritje mesatare vjetore e eksporteve me 25,1 %. Në rastin e importeve, përveç ritmit vjetor rënës të vitit 2009, rishfaqet një ritëm rënës që prej vitit 2012, ndërsa në vitet 2010-2011 importet njohën rritje. Për periudhën 2009-2013, rritja mesatare vjetore është 3,6 %. Gjatë kësaj periudhe defiçiti tregtar është përmirësuar, duke shënuar ulje mesatare vjetore me 3,4 %.
Në vitin 2013 vërehet një rritje vjetore prej 15,7 % në eksporte dhe ulje vjetore prej 2,1 % në importe. Defiçiti tregtar u ul rreth 14,1 % në vitin 2013. Në vitin 2013 eksportet mbuluan 47,6 % të importeve, ndërsa një vit më parë ky tregues ishte 40,3 %.
Gjatë periudhës 2009-2013, eksportet në vlerë kanë shënuar rritje të konsiderueshme drejt Italisë, Spanjës, Kinës dhe Kosovës. Në krahasim me pesë vite më parë, harta e eksporteve shqiptare duket se është diversifikuar ndjeshëm. Në vitin 2013 eksportet me Italinë zunë 46,3% të eksporteve nga 62 % që zinin në vitin 2009; me Spanjën zunë 9,8% të eksporteve nga 1,2% që zinin në vitin 2009 me Greqinë zunë 3,2% të exporteve nga 7,4% që zinin në 2009.
Gjatë kësaj periudhe eksportet me Italinë janë rritur me pothuajse të gjitha grupet e mallrave por rritja më e fuqishme vërehet në grupin "minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike" si dhe në grupin "tekstile dhe këpucë".
Eksportet drejt Spanjës janë gjithashtu të dominuara nga "minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike" por edhe grupi "tekstile dhe këpucë" ka shënuar rritje domethënëse Eksportet drejt Kinës janë të përqendruara te grupi "minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Eksportet shqiptare drejt Kosovës janë përqëndruar te grupmallrat "materiale ndërtimi dhe metale" dhe "minerale, lëndë djegëse, energji elektrike". Drejt Kosovës ka shënuar rritje të konsiderueshme grupi "ushqim, pije dhe duhan". Eksportet drejt Kinës janë të përqendruara te grupi "minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.
Partneri me peshën më të madhe në eksportet me Shqipërinë është Italia e cila zë 46,3 % në vitin 2013 nga 51,1 % që ishte në vitin 2012. Partneri i dytë tregtar në eksporte për vitin 2013, është Spanja e cila zë 9,8 % të totalit të eksporteve. Një vit më parë, pesha e eksporteve shqiptare drejt Spanjës ishte 9,2 %.
Eksportet me Kosovën për vitin 2013 zënë 6.6 % të eksporteve nga 8.2 që ishin në vitin 2012. Më tej, në strukturën e eksporteve në vitin 2013 për nga pesha vijojnë Gjermania me 3,8 %, Turqia me 3,7 %,Greqia me 3,2 %. Partneri i katërt tregtar për nga pesha e eksporteve është Kina e cila zë 4,5 % të totalit në vitin 2013 nga 2,7 % që ishte në vitin 2012.
Produktet që dominojnë më tepër eksportet shqiptare për periudhën 2009-2011 janë eksportet nga përpunimi aktiv i produkteve tekstile dhe këpucët. NNdërsa në vitet 2012-2013 vihet re një ulje e eksporteve të këtyre produkteve, duke patur rritje në grupet e produkteve minerale për shkak të rritjes së eksportit të xeherorëve të kromit. Për vitin 2013 më të eksportuar janë grupet e produkteve "produkte minerale" me
40,3 %, "tekstilet dhe artikujt prej tyre" me 14,4 % "metale bazë dhe artikujt prej tyre" me 14,2 % dhe "veshjet e këmbëve" me 13,7 % të eksporteve.
Pesha e importeve nga Italia ka vijuar të rritet përgjatë pesë viteve të fundit, duke arritur në 33% më 2013 nga 26% e totalit të importeve që ishte në vitin 2009. Kurse importet nga Greqia kanë ardhur duke u ulur nga 15,5 % që ishte në vitin 2009 në 8,8 % në vitin 2013
Grup produktet që dominojnë më tepër importin gjithsej për periudhën 2009-2013 janë "produkte minerale", "makineri, pajisje mekanike dhe elektrike" dhe "metale bazë dhe artikujt prej tyre". Për vitin 2013 këto grup produktesh zunë respektivisht 17,9 %, 11,8 % dhe 9,7 % të importit gjithsej.
Në vitin 2013, partneri që zë peshën më të madhe në importe është Italia me 32,9 % të importeve, nga 31,9 % që ishte në vitin 2012. Partneri i dytë në importe është Greqia me 8,8 % të importeve, nga 9,5% që ishte në vitin 2012. Kina, është partneri i tretë tregtar përsa i përket peshës në importe me 6,8 % të totalit në vitin 2013 nga 6,4 % që ishte në vitin 2012 e ndjekur nga Turqia me 6,3% të eksporteve në vitin 2013 nga 5,7 % që ishte në vitin 2012. Në strukturën e importeve në vitin 2013, partnerët me peshën më të madhe vijojnë, Gjermania me 5,8 %, Franca me 3,0 %, Serbia me 2,9 %, SHBA me 2,4 % etj.
Eksportet në vendet e Bashkimit Europian (BE) për periudhën 2009 -2013 kanë patur rritje, kurse importet kanë patur rritje deri në vitin 2011 dhe pastaj kanë pësuar ulje. Në vitin 2013 eksportet me vendet e BE zënë 76,7 % të eksporteve duke u rritur 17,3 %, ndërsa importet nga këto vende për vitin 2013 zënë 64,3 % të importeve duke u ulur 0,4 %, krahasuar me një vit më parë.
Në vitin 2013 eksportet me vendet e CEFTA (Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia) zënë 10,7 % të eksporteve duke u rritur 4,8 %, në krahasim me një vit më parë. Ndërsa importet nga vendet e CEFTA zënë 6,7 % të importit duke u ulur 16,1 % në krahasim me një vit më parë./a.gjonaj/./ATSh/
/Shqiptarja.com