BEOGRAD – Shqipëria dhe Serbia firmosin marrëveshjen për mjekësinë veterinare. Sipas agjencisë së lajmeve, TANJU, ministri shqiptar i bujqësisë, Genc Ruli dhe homologu i tij serb, Dushan nënshkruan të premten një marrëveshje për bashkëpunim në mjekësinë veterinare.
Petroviç tha se marrëveshja do të sjellë një përparim të rëndësishëm në tregtinë mes dy vendeve, sepse ajo do të zvogëlojë limitet në të ashtëquajturën Zonë e Kuqe.
Sipas palës serbe, kjo marrëveshje do të lehtësojë tregtinë e kafshëve dhe produkteve ushqimore të tyre.
Sipas statistikave zyrtare, vetëm për vitin 2011 vlera e tregtisë Shqipëri -Serbi ka qenë 100 milion euro, prej të cilave 20 milion i takojnë tregtisë së produkteve bujqësore.
Serbia ka nënshkruar tashmë marrëveshje të tilla me Maqedoninë, Malin e Zi, dhe Bosnje –Hercegovinë.
Nga ana e tij, ministri shqiptar i bujqësisë, Ruli tha se marrëveshja ishte e nevojshme në mënyrë që të vazhdojë rritjen e shkëmbimi tregtar midis Serbisë dhe Shqipërisë, e cila është trefishuar që nga 2009.
“20 për qind e tregtisë së jashtme të Shqipërisë me CEFTA-s i takon marrëdhënieve me Serbinë”, tha Ruli, ndërsa garantoi se bashkëpunimi me Serbinë do të intensifikohet edhe për afrimin në BE.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com