Tregtia online, biznesi 'lulëzon' por në informalitet, ekspertja: Si të dalloni mashtruesit (VIDEO)

Tregtia tradicionale çdo ditë e më shumë po sfidohet nga marketingu online. Edhe pse nëpërmjet websiteve fokusi më i madh është i orientuar drejt produkteve kompjuterike, pjesëve të këmbimit për automjetet, pajisjeve elektroshtepiake apo veshjeve, tregtia online tashmë po e konkurron dyqanin fizik. Tashmë me zhvillimin teknologjik me shpejtësinë e një kliku mund të blesh produkte pa qenë nevoja që të orvatesh  në dyqane për të gjetur atë që kërkon, pa u kufizuar brenda kufijve të shtetit tënd. Por nëpërmjet kësaj tregtie mundësitë që të mashtrohesh nga shitësi janë të shumta. Pranvera Rrapushi eksperte e shitjeve online shprehet se  informaliteti  është pengesa më e madhe e kësaj industrie.

“Ashtu siç po rritet me hapa gjigante kjo lloj industrie ashtu po rritet edhe skepticizmi I klientëve, duke qenë se ekzistojnë me qindra faqe informale që operojnë në Shqipëri dhe kjo është në dëm të këtij ‘ekosistemi’. Klientët fillojnë të zhgënjehen pasi këto faqe në një farë mënyre mashtrojnë, nuk I kanë politikat e ndërrimit, kthimit dhe tutelimit të klientit. Është një nga sfidat me të cilat ne përballemi që në gjenezën e këtij biznesi. Nuk kemi pasur përkrahjen e duhur edhe nga instancat shtetërore duke qenë se me dhjetëra kompani janë të regjistruara por me qindra të tjera janë informale që punojnë nga shtëpia, sigurisht që e dëmtojnë ‘ekosistemin’’, u shpreh ekspertja e shitjeve online.

Edhe pse prej një viti kontrollet kundër evazionit fiskal kanë qenë të shumta, shitjet online mbetën përsëri jashtë vëmendjes, dhe në këtë sektor është thuajse e pamundur të identifikosh shkelësin, ndërsa pagesat në të shumtën e rasteve bëhen cash.

I vetmi legjislacion që ekziston në Shqipëri për të gjithë këtë treg është pragu i taksimit për pako që kalojnë  në masën 22 euro për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat personale me poste. Çdo person që bën një blerje online me vlerë më shumë se 22 euro do t’i duhet të paguajë 20% tatim mbi vlerën e shtuar si dhe një tarifë doganore në varësi të origjinës së mallit. Ndërkohë që shitjet e kompanive të regjistruara sipas informacioneve arrijnë deri në 150-200 në ditë, ende nuk ka të dhëna konkrete se sa të ardhura sjell ky biznes në buxhet apo se sa shitje realizohen në vit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja