Protesta e importuesve të materialeve të ndërtimit nga Shqipëria në Kosovë ka përfunduar. Këta të fundit paguanin 40 euro në terminalin privat të Prizrenit për kontrollin dhe zhdoganimin e mallrave, pasi në pikën kufitare nuk kishte kapacitete.

Ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, deklaroi pas takimit me përfaqësuesit e importuesve dhe drejtorit të Doganave të Kosovës se ngërçi është zgjidhur dhe brenda 31 marsit do të krijohen të gjitha formalitet që kontrollet dhe zhdoganimet të bëhen në pikën kufitare pa kosto shtesë.

Sipas tij, eleminimi i bnarrierave synon rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë e Kosovës.