/ATSH/ - Pothuajse cdo ditë AKU ka bllokuar produkte ushqimore në qytete të ndryshme të vendit për disa shkelje nga më të voglat. Duke mos shkuar aq larg, thjesht shikojmë në qendër të Tiranës, pranë sheshit "Avni Rustemi" se si tregëtohet.
Mjafton një shikim i lirë dhe arrin të kuptosh se produktet e shitura në këtë vend janë një rrezik për konsumatorin. Këtu mund të gjesh gjithcka, nga mishi, peshku, bulmeti, fruta-perimet etj.
Mjafton të gjejnë një trotuar bosh dhe menjëherë tregtarët ambulante nisin punën. Ajo që të shqetëson është se këto produkte shiten jashtë kushteve higjieno-sanitare.
Konsumatorët shprehen të vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset nga këto produkte, por pohojnë se janë të detyruar t'i blejnë për arsye të çmimeve pak më të ulëta se në tregje te tjera.
Specialistet këshillojnë se produktet e mishit të ruhet në temperatuara nën zero gradë, por në Tiranë mund ta blesh edhe në rrugë. Peshkun, por dhe çdo produkt tjetër, mund t'i gjesh të tregtohen farë pranë koshave të mbeturinave
/Shqiptarja.com