Tregtonin mish e qofte në kushte të papërshtatshme/ AKU i vë drynin 2 bizneseve, 800 mijë lekë gjobë për 6 të tjerë

Tregtonin mish e qofte në kushte të papërshtatshme/ AKU i vë drynin 2 bizneseve, 800 mijë lekë gjobë për 6 të tjerë

KAVAJE- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një aksion në Kavajë, pas denoncimeve të ardhura nga qytetarët. AKU ku ka urdhëruar bllokuar aktivitetin e 2 subjekteve që tregtonin mish, ka gjobitur 6 të tjera me 9 gjoba me vlerë 800,000 lekë në total si dhe ka bllokuar 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta për konsum.

Disa nga shkeljet e konstatuara nga kontrollet ishin: tregtimi i mishit pa vulë dhe pa certifikatë veterinare, produkte pa etiketë, dhe në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare

"Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

U bë bllokimi i sasisë prej 45 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin L.K. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe tregtonte produktin qofte të papajisur me etiketë. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

Gjobë 50,000 lekë për tregtim të produkteve të paetiketuara,

U bë bllokimi i sasisë prej 36 kg mish lope dhe 100 copë qofte (3 kg) të konstatuara të pasigurta për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin I.D. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare

Gjobë 50,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

U bë bllokimi i sasisë prej 42 kg mish qingji të konstatuar të pasigurt për konsum human,

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara. 

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin H.J. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

U bë bllokimi i sasisë prej 17.7 kg mish viçi dhe 5.6 kg mish qingji i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.A. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

U bë bllokimi i sasisë prej 10.9 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin S.V. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe i paregjistruar në QKB. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

U bë bllokimi i sasisë prej 23 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human,

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon çdo konsumator që nëpërmjet raportimeve në rubrikën “Denonco” i është përgjigjur thirrjes së AKU për t’u bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe të kontribuojë cilësisht në suksesin e betejës për sigurinë ushqimore", përfundon njoftimi i AKU-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komentues: 24/10/2019 13:02

    Ne fakt, fondet per laboratore jane marre si grante (dmth falas) nga projekte te ndryshme pergjate, te pakten 20 viteve te fundit, ne te gjitha qeverite, por jane shpenzuar per gjera te tjera. Ketu cdo gje vidhet e shperdorohet, vetem per perfitim te publikut nuk shkon. Keta zyrtare shteti harrojne qe keto ushqime i hane edhe vete ata, femijet e tyre dhe do t'i hane edhe niperit e tyre.

    Përgjigju
  • Toni: 23/10/2019 23:37

    A ka ndonje burr shteti ti vej drynin Aku-se? Ushqimi i femijve o ndyresira qe na mbytet me miell shtazor... Edhe ushqimin nuk garanatoni o te pangopur... Beni more nje revolucion per ushqimin krijoni 2000 laboratore mos vidhni nje muaj te ushqehemi dhe ne si gjith bota... Le qe dhe fondet e laboratoreve do ti vidhni ju hijena...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…