TIRANË- Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke tregtuar gaz të kontrabanduar. 21-vjeçari, F.M. kishte përshtatur një ambient në të cilin tregtonte gaszin në zonën e Baburrusë në Tiranë dhe fitimet nga ky aktivitet nuk i deklaronte.
Gjatë kontrollit të ambientit iu gjetën 1500 litra gaz, një pompë karburanti dhe 28 bombola gazi, të cilat u sekuestruan nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.