Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia Tiranë, pasi tregtonte mallra kontrabandë në disa biznese të tij në rrugën "5 Maji", për të cilat nuk deklaronte të ardhurat e përfituara. Nën hetim janë vënë edhe 3 punonjës.

Në kërkim është vënë A.D, pronar i disa bizneseve në rrugën "5 Maji", ku policia gjeti mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Mësohet se 41-vjeçari tregtonte kryesisht çanta, këpucë dhe veshje.  

Për pasojë është shpallur në kërkim 41-vjeçari dhe u vunë nën hetim tre punonjësit: E. M., 30 vjeç, Sh. D., 41 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se E. M., ishte punësuar në një nga këto biznese, në mënyrë të paligjshme, nga 41-vjeçari i shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.   

Lajmi në përditësim...