Një 39-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia e Beratit pasi tregtonte pa faturë tatimore dhe online, produkte të kontrabanduara.

Subjekti i 39-vjeçarit ndodhej në lagjen “10 Korriku” ku u gjetën dhe u sekuestruan 191 ora dorë, imitime të markave të ndryshme. 39-vjeçari me iniciale A. D., nuk kishte faturë blerje për mallrat e gjithashtu nuk lëshonte kupon kur i shiste online.

Berat

Zbulohet një subjekt në lagjen “10 korriku”, që shiste pa kuponë tatimor, edhe online, ora dore të kontrabanduara, imitime të markave të ndryshme.

Procedohet penalisht pronari i subjektit.

Sekuestrohen 191 ora dore.

Si rezultat i kontrolleve në subjekte në të gjithë territorin e qarkut, me objektiv konstatimin e rasteve të ushtrimit të veprimtarive ekonomike, në informalitet dhe/ose me produkte të kontrabanduara, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare zbuluan një subjekt në lagjen “10 korriku”, në këto paligjshmëri.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 39 vjeç.

Nga kontrolli në subjektin e tij, u gjetën 191 ora dore, imitime të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat shiteshin edhe online.

Shtetasi nuk kishte fatura blerjeje për mallrat dhe as nuk lëshonte kuponë tatimor kur i shiste.

Kontrollet kundër paligjshmërive në fushën ekonomike, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.