Më shumë se 28 vite, tregjet e qytetit të Vlorës nuk ofrojnë asnjë kusht minimal për tregëtimin e fruta perimeve. Kamera e Report Tv ka qenë sot tek tregu i madh i qytetit të Vlorës i cili ndodhet në qëndër të qytetit, siç duket nga pamjet, ky treg është tërësisht jashtë çdo kushti higjieno-sanitar.
Çdo gjë ka ngelur ajo që ka qënë para 28 vitesh, edhe ato pak investime që janë bërë, si tendat me llamarina për tu ruajtur nga shiu dhe dielli i kanë bërë vetë tregëtarët.
Bashkia e Vlorës gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka marrë asnjë masë për rregullim dhe sistemim e këtij tregu. Edhe pse çdo dy vite në fushatë është premtuar pa fund për ngritjen e një tregu bashkëkohor deri më sot asnjë gjë nuk është bërë.

Tregëtarët shprehen se çdo qytet në shqipëri ka bërë një treg me kushte të mira ndërsa tregjet e Vlorës nuk ofrojnë asgjë, mungesë banjosh, mungesë uji etj.
Ndërkohë që me ardhjen e turistëve për sezonin turistik dhe ata pushues që do preferojnë Vlorës prezantime me këtë treg lë shumë për të dëshiruar. E ata tregëtar që shesin produktet e tyre bujqësore shprehen shumë skeptik se mund të ndryshojnë kushtet e këti tregu pasi historia është përsëritur sa herë që ka zgjedhje, vetëm premtime boshe.
/Shqiptarja.comKomente
