Qeveria shqiptare duket se nuk ka prenotuar ende sasinë e gazit që do të përfitojë nga gazësjellësi TAP, duke e argumentuar këtë me mungesën aktuale të infrastrukturës në të cilën do të kalojnë tubacionet. Por po krijon të gjitha kushtet për funksionimin e tregut të gazit, duke i paraprirë deri edhe administrimit të infrastrukturës në raste krizash.
“Janë situata ekstreme të motit, si ky dimër me temperatura ekstreme të ftohta, situata politike dhe ekonomike, por mund të jetë edhe fatkeqësi natyrore, siç mund të jetë për shëmbull një tërmet”, u shpreh Stavri Dhima, nga ministria e Energjisë.
Plani përcakton se cilët janë konsumatorët që kanë prioritet furnizimi në këto kushte.
“I garantojmë furnizim familjarëve, sektorit rezidencial kopshteve spitaleve shkollave çerdheve dhe konsumatorëve të tjerë të rëndësishëm, siç mund të jetë prodhimi i energjisë elektrike, sipas mundësive edhe konsumatorëve të tjerë”, thotë Dhima.
Por mbi të gjitha duket se i jep zgjidhje problemit që i druhet Ministria e Energjisë, humbjeve kur sasia e gazit të prenotuar do të jetë më e lartë se ajo që do të përdoret në realitet.
“Kur në verë, për shembull, mund të konsumojnë më pak dhe kur vjen një sasi e caktuar e gazit nga tubacioni, kjo sasi depozitohet në këtë vend dhe në një periudhë të veçantë, sidomos në temperatura ekstreme këto vihen në përdorim këto depozita. Ose mund të vëmë në funksionim depozitat e vendeve të tjera”, shprehet Stavri Dhima.
Në masterplanin e gazit parashikohet ndërtimi i dy depozitave nëntokësore të gazit, një në Dumre dhe një tjetër në Divjakë. Gazi i parë do të transportohet nëpërmjet tuacionit të TAP nga Azerbajxhani drejt Europës në 2020-n.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com