Tregu i gjësë së gjallë në Novoselë, Rrapaj: Duhet ndërhyrje urgjente, kushtet skandaloze

Tregu i gjësë së gjallë në Novoselë të Vlorës, pa asnjë kriter. Është treg i zakonshëm, i cili zhvillohet prej vitesh, por asnjëri nuk ka marrë masë për të përmirësuar kushtet të cilat tregtohen kafshët.

Për tregun e kafshëve në Novoselë nuk ekziston AKU, pasi shumë prej kafshëve, të cilat shitën nuk kanë as matrikullim edhe asnjë kontroll shëndetësor. Për të mos folur edhe për kohët me diell, ku për shkak edhe të mungesës së ujit, shpesh ka ndodhur që kafshët kanë ngordhur.

Kryetari i këshillit të agrobiznesit, Agim Rrapaj, i ndodhur në një inspektim në këtë treg ka lëshuar alarmin për kushtet mjaft te vështira në të cilat ndodhet ky treg. Sipas tij duhet të bëhet një ndërhyrje urgjente, pasi kushtet në të cilat ndodhet tregu, janë skandaloze.

Kushtet mjaft të vështira, mungesa e higjienës, shkak edhe për përhapjen e sëmundjeve, mbi të gjitha në periudhën e verës. Përballë një situate të tillë edhe veterineri i përcaktuar nga shteti, e ka të pamundur të ushtrojë detyrën që i është përcaktuar. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi