Tregu i karburanteve
benzina shitet me 195 lekë

Në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë, një litër naftë u shit dje mesatarisht me 189 lekë, ndërsa një litër benzinë me 195 lekë. Në tregjet e huaja, stina e dimrit, kur rritet mjaft konsumi i hidrokarbureve edhe për ngrohje në hemisferën e veriut, shënon gjithnjë rritje, por nivelin aktual të 106.46 dollarëve për një fuçi nafte bruto "ari i zi" e ka arritur si pasojë edhe e tensioneve gjeopolitike, si në Iran, etj. Në vendin tonë, nga 1 janari akciza është rritur edhe me 2 lekë të tjera për litër, pas rritjes së vjetshme, duke ndikuar edhe më tej në rritjen e çmimit të shitjes me pakicë të karburanteve. Sipas subjekteve, vihet re një rënie në përdorimin e automjeteve nga qytetarët, si pasojë e shtrenjtimit të çmimit të benzinës dhe naftës. Vitin e kaluar, është hequr taksa doganore për automjetet dhe është ndryshuar sistemi i llogaritjes së taksës vjetore të tyre, por një nga ndryshimet përfshinte rritjen e akzcizës për karburantet.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi