/ATSH/-Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2015 u dominua në masën 65.14% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 34.86% ishin instrumente afatgjatë (obligacione).
Përsa i takon numrit të transaksioneve, sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, AMF, 82.51% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2015 flasin për një dominim të transaksioneve "blerje në tregun primar" dhe "shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 70.03% dhe 13.65% kundrejt volumit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 97.75% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Transaksioni i llojit "shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar-qershor 2015, ka pasur një ulje prej 214 milionë lekë ose 7.21% krahasuar me janar-qershor 2014. Gjithashtu është ulur edhe numri i transaksioneve në masën 6.39%.
Transaksioni i llojit "blerje para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar-qershor 2015 ka pasur një rritje prej 1 milionë lekë ose 0.08% krahasuar me janar-qershor 2014, ndërsa numri i transaksioneve është ulur në masën 7.33%.
Krahasuar me janar-qershor 2014, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të të dy transaksioneve të mësipërme të marra së bashku me rreth 213 milionë lekë.
/Shqiptarja.com