Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fund javë monedha vendase humbi pikë ndaj dollarit dhe forcoi pozitat kundrejt euros, krahasur me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës Qëndrore, një euro këmbehet sot me 139.27 lekë, ose 0.01 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërsa dollari vazhdon të forcojë pozitat në këmbim me Lekun, duke fitur 0.17 lekë më shumë se diten e premte.
Të shtunën dollari u këmbye në tregun vendas me 110.77 lekë. Kambistët shprehen se ecuria e tregut valutor vendas reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare. Ndërsa në tregjet ndërkombëtare dollari ka vazhduar të fitojë pikë më shumë se ç'ishte parashikuar në muajin shtator.
Në tregjet ndërkombëtare euro ra me 0.3 për qind duke u këmbyer me 1.2570 dollarë për euro. Banka Qëndrore vlerëson se tregu i kembimit valutor në vend, ruan vlerat e parashikuara brenda objektivit të BSH-së, ndërsa mban në kontroll këtë treg duke injektuar para ose valutë sipas treguesve që paraqiten.
ATSH
/Shqiptarja.com