Tregut i Kukësit jashtë funksionit, tregtarët: Po falimentojmë, malli shkon dëm nga ngricat! Kryebashkiaku Gjici: Mungojnë fondet

Tregut i Kukësit jashtë funksionit, tregtarët: Po falimentojmë, malli shkon dëm nga ngricat! Kryebashkiaku Gjici: Mungojnë fondet

Foto nga Kukësi

Prej vitit 2007, atëherë edhe kur përfundoi tregu agro-ushqimor i qytetit të Kukësit, nuk është vënë dorë për rehabilitimin e saj. Pjesa më e madhe e hapësirave të brendshme të njësive tregtare janë jashtë funksionit ndërsa një pjesë e cila funksionon, ka pak punë. E për pasojë, fuqia blerëse bie çdo ditë, duke rënduar tregtarët që e nisin ditën dhe e mbyllin atë me fare pak punë.

“S'ka siguri, s’ka njerëz të blejnë. Dobët shumë. S’ka kush të blejë, s'ka njerëz. Malli po prishet, ngrica, i ftohti, dielli.”-thotë një tregtar.

“Të gjithë shesin nëpër lagje. Ky duhet të jetë tregu kryesor. Duhet ndryshuar tregu. Njerëzit po ikin, punë s’ka kurrkund. S’ka shitje.”-thonë dy tregtarë të tjerë.

Stina e ftohtë e dimrit, është një tjetër shqetësim për tregtarët, e kjo për mungesë të kushteve për ruajtjen e mallit. Pjesa dërrmuese e fruta-perimeve ngrin dhe shkon dëm.

“Magazinat, i plotësojnë pak a shumë kushtet, pjesa tjetër në pluhur, në shi, në borë, sipas stinës. Sa i përket këtu, vetëm dimri është i vështirë se ngrin malli. Periudha shumë e ftohtë, kemi hedhur shumë mall. Janë ngrirë, kemi pas mall të hedhur. Përveç magazinave, pjesa tjetër janë të papërshtatshme. Klienti synon te magazina, jashtë ndryshon.Duke parë që s’ka punë, edhe nuk i plotësojmë dot. Drejt falimentit pjesa më e madhe.”-thotë një tjetër tregtar.

Bashkia e Kukësit nuk ka fonde për të ndërtuar një treg të mirëfilltë ndërkohë që për aktualin paguan qira për truallin duke rënduar më shumë situatën. Kryetari i bashkisë Safet Gjici, thotë se po punohet për projektimin e tregut agro-ushqimor dhe dy tregjeve të tjera për të marrë financimet nga qeveria.

"Ne i kemi si projekte, na mungojnë fondet. Kemi fol me Urbanistikën. Tregjet duhen sistemuar. Do bëjmë projektet e studiuara mirë, ku do bëhen. Edhe ai ushqimor është me qira. Të ardhura shumë pak. Prandaj, tregu i gjësë së gjallë diku tjetër. Kemi disa prioritete.”-tha Gjici.

Tregu agro-ushqimor, u ndërtua nga Ministria e Bujqësisë, përmes Bankës Botërore me një fond prej 470 mijë dollarësh, ndërsa aksionet u ndanë mes asaj dhe Ministrisë së Financave. Rreth vitit 2017, i kaloi Bashkisë Kukës, në pronësi, por me një mal me borxhe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun