Teksa vijon numërimi i votave në Bashkinë Kamëz, vihet re një trend historik rritës për partinë Socialiste e cila është në diferencë shumë të vogël me Partinë Demokratike nga numërimi i deritanishëm.
PD e ka konsideruar Kamzën përherë si bastion i të djathtës por duket se këto zgjedhje rezultati do të tregojë të kundërtën. Deri tani nga numërimi i votave PD ka marrë 44.84 % ose 3744 vota dhe PS ka marrë 44.52% ose 3717 vota. Ndërkohë që LSI ka marrë vetëm 5.13 % ose 429 vota.

Komente

