Vlorë, pronarët e mjeteve lundruese në protestë: Bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti, po na lënë pa bukë! Policia Kufitare: Do i verifikojmë dhe do dilni në lundrim

VLORË- 'Na kanë bërë një padrejtësi që po na lë pa bukë’, kështu u shprehën pronarë e administratorë të mjeteve lundruese në Vlorë të cilët kanë dalë mëngjesin e kësaj të shtunë në protestë pasi prej disa ditësh si pasojë tragjedisë së ndodhur në Himarë, është ndaluar përdorimi i tyre. Megjithatë, protestuesit u pritën nga efektivi i policisë kufitare i cili u tha se mjetet do të rikthehen sot në det pas verifikimit të dokumentacionit. Gjithashtu ai u theksoi se nëse ka një person mbi kapacitetin e mjetit, do u bllokohet. 

Duke sqaruar se janë vetëdijshëm për tragjedinë e Himarës, pronarë e administratorë të cilët protestuan përpara policisë kufitare, sqaruan përpara mediave se nuk mund të bëheshin shembulli i një njeriu që vret.  Qytetarët shpjeguan më tej se problemet me jetesën, kreditë, sigurimi i ushqimit për fëmijët e për më tepër, fitimet e një sezoni të cilat parashikohen për gjithë vitin, e kthejnë situatën në një padrejtësi që po i vihet në kurriz disa njerëzve për shkak të një vrasjeje, duke iu referuar ngjarjes së rëndë ku Arjan Tase goditi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin Potam të Himarës.

'Bashkohemi me dhimbjen e familjes që humbi vajzën në atë aksident tragjik që është një tragjedi që të gjithë e kuptojnë por si pasojë e saj na kanë bërë një padrejtësi që po na lë pa bukë. (..) Nëse i ka njeri afër plazhit mjetet, t’ia sekuestrojnë. Nëse vrau njëri dikë, duhet ta pësojmë neve? Këta po ruajnë postet e tyre për të ushqyer fëmijët e tyre, por ne t’i lëmë rrugëve? Si të paguaj kredinë, si t’i jap rrogën punonjësve?'- tha protestusi

‘Drita jeshile’ nga efektivi i policisë kufitare ‘qetësoi’ protestuesit thënë se pritet të vijnë përfaqësues të lartë të policisë kufitare në vendqëndrimin e porteve dhe do t’i lejojnë mjetet lundruese që pas kontrolleve të dokumentacionit të dalin në det. Ai më pas i sqaroi edhe njëherë lidhur me rregullat që duhen ndjekur.

'Do kini parasysh zbatimin e rregullave të lundrimit në det. Kush është me licencë edhe ata që janë me familjarë të kenë salvagenta. Dhe në rast se do kapet një shtetas mbi kapacitetin e mjetit, do t’u bllokohet. Kujdes hyrjet dhe daljet në korridore, duhet ardhur brenda atyre normave të lejuara 4 milje. Jeni dëshmitarë për atë që ndodhi, nuk do të thotë që ndodhi atje dhe ne s’kemi punë. Ata që nuk kanë dokumente të bëjnë ndonjë fotokopje’- sqaroi efektivi i policisë kufitare për protestuesit. 

Në kulmin e sezonit turistik, për shkak të ngjarjes tragjike në Himarë, asnjë mjet lundrues duke filluar që prej ditës së djeshme nuk do të dalë dot në det. Ky vendim, i konfirmuar më 5 gusht nga Drejtori i ri i drejtorisë së Kufirit të Vlorë, Eduart Sulejmani nxiti edhe revoltën e qytetarëve të Vlorës të cilët dolën sot përpara policisë kufitare.Sulejmani u shpreh se mjetet lundruese që të lëvizin në det duhet të kenë një sërë dokumentesh, që nga ato të mjetit, licencë turistike, NIPT të regjistruar në QKR, kontratë me zyrën e punës, të jenë të siguruar etj. Nëse do të mungojë qoftë dhe një dokument do të merren masa administrative deri në bllokim të mjetit lundrues.

Dy ditë më parë, ishte policia kufitare cila jepte lejet për gomonet që te lëviznin në det, ndërsa në det ishte dhe gomonia e policisë që kontrollonte mjetet për dokumentacionin. Më pas policia dha urdhër që të mos lëvizë asnjë mjet lundrues në det. Në këtë mënyrë, pronarët janë detyruar të kyçin mjetet lundruese që i jepnin me qira gjatë sezonit veror. Kjo vjen pas tragjedisë në Himarë ku komisari Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia teksa drejtonte gomonen. Edhe Policia Kufitare e Sarandës e Ksamilit ka marrë vendimin për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve motorike. Ky vendim parashikon se asnjë mjet uji jet ski dhe skaf nuk do të lejohet të akomodohet dhe qarkullojë në ujërat e 140 plazheve private dhe 5 plazheve publike në Sarandë dhe Ksamil.

Vendimi përjashton vetëm mjetet ujore të licencuara për udhëtime turistike, të cilat do të lejohen të dalin vetëm nga Porti dhe nga Limani dhe nuk do të lejohet hyrja dhe dalja e tyre nga territoret e plazheve apo mole të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të cilat nuk janë të licencuara.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 2 gusht në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia. Tase mori dje masën e sigurisë për akuzën "vrasje me dashje", nga e cila rrezikon 10-20 vite burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:39
Protesta e pronarëve të mjeteve lundruese/ Efektivi i Kufirit: Po vijnë përfaqësues të lartë, do u kontrollojnë dokumentet e do dilni në lundrim

 

Pas protestës së pronarëve të mjeteve lundruese, një efektiv i policisë kufitare duke i thënë se do vijnë përfaqësues të lartë të policisë kufitare në vendqëndrimin e porteve dhe do t’i lejojnë mjetet lundruese që pas kontrolleve të dokumentacionit të dalin në det. Më pas i sqaron dhe rregullat që duhet të ndjekin dhe nuk duhet ti shkelin.

"Do kini parasysh zbatimin e rregullave të lundrimit. Kush është me licensë, edhe ata për familjarë, duhet t'ia jepni qytetarit që ta kontrollojë policia. Në rast se ka 1 person mbi kapacitetin e mjetit, mjeti do bllokohet. Do keni paraysysh hyrjen dhe daljen në korridore. Jeni dëshmitarë çfarë ndodhi prandaj duhet marrë masa. Ata që nuk i kanë dorëzuar dokumentet, të bëjnë fotokopje se për çerek ore besojnë vijnë ata", tha efektivi.

Ora 09:37
Bllokimi i mjeteve lundruese në Vlorë, protestuesi me letra angleze: S'ka roje bregdetare, është e rrezikshme! Incidentet ndodhin kudo, por të tjerët vijojnë punën

1659774609_anglezi.JPG

Në mesin e protestuesve për bllokimin e mjeteve lundruese në Vlorë ishte një shqiptar me letra angleze që sqaronte se i ka të gjitha dokumentet dhe për 5 ditë do të largohet nga vendi. Ai sqaroi se incidentet ndodhin kudo por të tjerët vijojnë punën.

“Jam me flamur anglez, me pasaportë angleze e dokumente angleze. Shkova dje me familjen, s’më lanë të hyja në Triport. Më thanë s’lejohet. Verifikoi dokumentat, patentën e kam angleze, unë 5 ditë jam, do iki të premten. Incidente ndodhin në çdo vend të botës dhe të gjithë të tjerët vijojnë punën. Jam dakord që të mos lejohen skafet pranë bregdetit se unë dal gjithmonë me familjen. Është e rrezikshme, s’ka as roje bregdetare. Nëse ndodh diçka, kush e ndihmon moshatarin. Më lejo vendin ku do ankorohem”, tha anglezi.

Ora 09:35
Pronarët e mjeteve lundruese: Bllokimi na penalizon, duhet të ikim në punë se kemi kredi! Nuk mund të lëmë fëmijët pa ushqyer vetëm prej një vrasje

 

Pronarët e mjeteve lundruese në Vlorë kanë dalë në protestë për shkak të bllokimit të lëvizjes pas tragjedisë që ndodhi në plazhin e Potamit, ku gomonia e drejtuar nga Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia. Pas ngjarjes së rëndë, Policia Kufitare është në aksion për ndalimin e mjeteve lundruese dhe prej 3 ditësh nuk mund të dalin në det, ndonëse thonë se i kanë të gjithë dokumentacionet. Protestuesit thonë se nuk mund të ndodhë kështu pasi kanë nevojë për të ardhura dhe gjithçka marrin nga sezoni veror, e përdorin për të kaluar vitin. Ata kërkojnë që të gjobiten ose t’i sekuestrohen mjetet në rast se kapen me shkelje.

“Bashkohemi me dhimbjen e familjes që humbi vajzën në atë aksident tragjik që është një tragjedi që të gjithë e kuptojnë por si pasojë e saj na kanë bërë një padrejtësi që po na lë pa bukë. Të gjithë ne jemi dëshmitarë. Na u pat urdhëruar që nuk do dilni në det. Unë disponoj mjete me licensë, kemi dokumente përkatës, na vjen policia kufitare dhe ia paraqesim të gjitha dokumentet e mjeteve, të gjithë faturat e prera, listpagesën. Pa asnjë shkresë zyrtare na thonë s’do ikni në punë.

Ne këto 10 ditë presim për të gjithë shpenzimet e vitit. Në fillim s’kishte asgjë të urdhëruar. Shkova në stacionin e policisë në Triport, i çoj të gjithë dokumentacionin, i mbajti shënim të gjitha, çova dhe pagesat e fiskalizuara e më tha je në rregull, vazhdoni punë. Të nesërmen më ndodhi historia e çuditshme. Me 30 të huaj na ndalojnë mjetet e na thonë kemi urdhër. U kthyem. Të nesërmen ishte krimi ekonomik, Interpoli, kufitarja, të gjithë ne si dele i çuam dokumente dhe këta miqtë pa bërë asnjë kontroll i marrin këta dokumente dhe thonë do verifikohen. Po ne çfarë do bëjmë ndërkohë. Kur do verifikohen, në dhjetor. I thamë gjobë maksimale ose burg nëse e meritojmë”, tha një protestues.

Ndër të tjera, një prej pronarëve theksoi se kërkojnë të shkojnë në punë se kanë kredi për të paguar e duhet të ushqejnë fëmijët. Sipas tij, nuk mund të penalizohen të gjithë vetëm prej njërit që vrau fëmijën.

“Na kanë kthyer 3 herë. I kemi të faktuara dhe biletat e anuluara. Na bëjnë dhe ironi, pse bën ti 2000 euro në ditë? Bëjmë dhe 5 po me ato mbulojmë gjithë vitin. Kërkojmë të shkojmë në punë, jo të mbahet një i nënës, një i njerkës. Nëse i ka njeri afër plazhit mjetet, t’ia sekuestrojnë. Nëse vrau njëri dikë, duhet ta pësojmë neve? Këta po ruajnë postet e tyre për të ushqyer fëmijët e tyre, por ne t’i lëmë rrugëve? Si të paguaj kredinë, si t’i jap rrogën punonjësve?” – vijoi protestuesi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/08/2022 01:25

    He se nuk mbeteni pa buke ju! Sezoni zgjat shume dhe fale klimes se shkelqyer te Shqiperise,kur s'ka stuhi e dallge,ju mund t'i perdorni mjetet lundruese ne te katert stinet,turiste ka gjithe vitin.Edhe po te mos kete turiste,per nje thes me kanabis,apo per ndonje grup klandestinesh,qe duhen kaluar pertej,behet si behet,nuk mbeteni pa gje!!

    Përgjigju
  • Endri: 06/08/2022 19:34

    A fshataret e m*tit qe ju dhjefsha mu ne çanta qe mbani ne qafe ju o hale . Ju doni buke misri me sfurk si ne kohe te xhaxhit qe jua lini jet skite dhe skafet edhe 10 vjecareve mjafton tu japin leke. Burra me çanta ne krahe vetem keta pederat shqiptare e ca rumena shikon neper Europe . Ptuuuu rrace m*ti.

    Përgjigju
  • Ymeri: 06/08/2022 14:00

    Pse ndeshkoni njerezit ne Vlore? Ca lidhje ka Vlora me ate qe ndodhi ne Himare? Edhe kur ndodhi ngjarja me Mihalin perseri ne media permendin Vloren megjithese ngjarja ndodhi ne bashkine e Himares. Ato skafe nisen nga porti per ne Karabrun apo Sazan, nuk ka fare plazh aty. Nese ka njerez te papergjegjshem futini brenda, por jo te ndeshkohen njerezit qe punojne. Eshte e bere e modes tani ne shqiperi e hane vetem ata qe punojne. Ku eshte ministri i brendshem pse nuk i takon? Tu jap shpjegime. Te isha si keta kisha hapur gjyq urgjent dhe shteti tu jap leket nje me nje per biletat.

    Përgjigju
    • eleni: 06/08/2022 17:48

      ata qe ti thua i imbarkojne njerezit pa kurfare garancie e kurefare masash mbrojtese.vetem zoti i ka ne dore pasagjeret .

  • dalipi: 06/08/2022 13:42

    Jeni vrases dhe drogaxhinj te ndyre. Shteti duhet ti bllokoi teresisht.

    Përgjigju
  • Kapiten Baci: 06/08/2022 13:39

    Na rredhe te pare merini leket atija te kapiteneris ose tu dali zot teni ai fshatari qe mbeshihet pasandaj plotesoni kushtet qe tha shef Agua dhe dilni ne pune

    Përgjigju
  • Republike bananesh e patatinash: 06/08/2022 12:33

    Policia kujton te gjithe qytetaret se per nje periudhe dyjavore pas cdo aksidenti te bujshem duhet te zbatohen rregullat dhe ligjet e shtetit. Pasi te harrohet aksidenti, e dini vete ju: ligj xhungle. Ju falemnderit per mirekuptimin.

    Përgjigju
  • Armando: 06/08/2022 12:17

    Kjo nuk mund të zgjidhet me masën e Policisë. Mund të zgjidhet vetëm me edukim. Le të fillojmë nga qendra: Para kryeministrisë, policia rrugore është fshehur pas pemës dhe po përpiqet të gjejë gabimin e qytetarëve. Ata duhet të jenë aty për të rregulluar në mënyrë aktive fluksin e trafikut, jo për të "luajtur lojë fshehurazi" të shkruajnë gjobë! Me keqardhje, shqiptarët e arsimuar po largohen nga vendi. Ata largohen plotësisht të frustruar! Kosova e kapërceu Shqipërinë në një kohë të shkurtër! Ata që kanë mbetur janë “mbetje” të paarsimuar! Në fund, është një situatë humbje-humbjeje. Pas 10 vitesh, lexo komentet e mia përsëri!

    Përgjigju
  • Andoni: 06/08/2022 11:39

    Te gjithe personat qe imbarkohen duhet te kene xhupa shpetimi ose salvaxhente .Askush nuk mund te imbarkoj mbi kapacitet .Te gjitha anijet turistike duhet te kene po aq xhupa shpetimi sa njerez ka imbarkuar plus personelin .Anijet turistike Duhet te kene varka shpetimi qe ne rast avarie te imbarkohen te gjithe ne varka.Keto jane rregulla detare askush nuk mund ti shkel sepse detit asnjehere nuk i dihet.

    Përgjigju
    • Une: 06/08/2022 14:05

      O mik i dine rregullat por nuk e vret kush mendjen. Nga ministri e deri tek polici i thjeshte. Polici nuk do ta dije fare kur sheh si shteti e shet policin per politike. Keto jane ato pasojat e ngjarjes se "deshmorit" ku policia u braktis dhe u sulmua nga barbonet qe sot duan shtet e polici.

    • Mbreteria e shtazeve: 06/08/2022 12:46

      Kujton se keto qe liston ti nuk jane te shkruara ne kodin detar e rregullore te tjera te atij palo shteti? Kujton se policet nuk i dine? Kujton se keta piratet e palare nuk i dine? Nuk eshte mungese njohurish, eshte mungese vullneti. Qe kur erdhi “demokracia” eshte vendosur qe nuk do zbatohet asnje ligj. Mbijetese e cakallit me te forte - kjo eshte Shqiperia e 30 viteve te fundit.

  • Lundertari: 06/08/2022 11:31

    Kto mjetet lundruese te ktyre jane mjete leshi…ose per pordhe e adrenaline adoleshentesh ose mjete rrembythje te blera per dy leke, qe shkaktoj e ndotje te detit dhe rrezikoj e jeten e njerezve. Sapo kalon nje motorr uji qofte edhe 50 m larg, ndihet ere benzine gjithandej. Jane mjete te pakontrolluara e pa kolauduara. Te bllokohen perjete. Le te gezojme deti. Ashtu sic zoti e ka bere. Pa hekurishte vrastare.

    Përgjigju
  • Alb: 06/08/2022 11:07

    Me te rrezikshme jan makinat ne rruge te ndalohen perbejn cenim per jeten e qytetareve shum te paafte jan aksidentet jan personale pse duhetbte bllokosh gjith mjetet

    Përgjigju
  • AltinTop: 06/08/2022 10:48

    Sot cdo shkerdhate dhe imoral quhet biznesmen.

    Përgjigju
    • Vlore: 06/08/2022 14:01

      Sakt

  • Muzafer: 06/08/2022 10:29

    As dy dit skan len te kaloj dhe plehtat qe Kan kredi Sic thojn e femijet pa' buk, po' te Jen me pergjegjës keta Duke shpjeguar mir rregullat klienteve e Duke i shoqrtuar klientetderi ne thellsi keta tragjedi nuk do ndodhnin.po Kan femijet pa' buk kurse ai zotria se Ka me femijen per ter jeten. Kta dalin ne protest kur Jan vet te paret fajtor.kush Ka kredi te mendohet me para , ju pas qe ndodh tragjedia.dhe kta protesta qe bejn ndodhin ne shqiperi sepse nuk Ka qeveritar, me qe Jan te korruptuar te gjith dalin ne protest sepse e din se kush gje nuk u ben

    Përgjigju
  • XXX: 06/08/2022 10:16

    A ju qifsha rrobt o legena muti fshatare te ndyre, punen e leshit keni ju rumpalla.

    Përgjigju
  • X...: 06/08/2022 10:09

    Mjetet lundruese i marrin me qera njerez te pa pergjegjshem qe duan te bejne cirk para pushuesve.

    Përgjigju
  • Bim: 06/08/2022 09:57

    Kane edhe te drejte por motorrat e ujit shpresoj te ndalohen per gjithmonë. Gomonet duhet te nisen vetrm nga portet ne siguri te plote per pushuesit

    Përgjigju
    • Bim: 06/08/2022 13:38

      A.N motoret e ujit jane per shpellar qe duhen te defrehen duke na kallxuar sa gomej janë, nuk duhen asgja. Gomonet mund te qojn ne plazhe te mrekullueshme qe nuk arrihen ne kembe kollaj por duhet te ket rregull

    • A. N.: 06/08/2022 10:14

      Edhe motoret e ujit si kamikaze jane por nqs lejohen vetem tek tuk dhe jo cdo 100mt sepse e kane ndare ujin ne bregdet me kordone e shtylla metalike saqe nuk ke se si te kalosh. Te merr malli te besh nje ecje ne uje pergjate bregut nga pengesat e papara. E kishte me pak te fortifikuar bregdetin franca ne kohen e zbarkimit te aleateve ne normandi sesa ne ketu ne pjesen e adriatikut.

  • Beni: 06/08/2022 09:52

    Shumë mirë kanë bërë me bllokimet. Derisa shqiptarët të bëhen njerëz këtë meritojnë.

    Përgjigju
  • Fshati: 06/08/2022 09:50

    Paaftesia e shtetit shihet gjithekund, pas nje aksidenti, bllokojne te gjithe mjetet, po te semuret dikush ne restorant bllokojne gjithe restoratet, po te vdese dikush ne hotel bllokojne gjithe hotelet, etj. Kesaj ne fshataret i themi rrumpallehane.

    Përgjigju
  • Zen: 06/08/2022 09:50

    Edhe makinat ne rruge duhet ti ndalojne qe te mos behen me aksidente dhe vetem ministrat e Rames te levizin me makine.

    Përgjigju
  • Elion: 06/08/2022 09:40

    Beni dokumenta te rregullta. Hapni nipt, beni kontrata pune. Respektoni rregullat pastaj ankohuni.

    Përgjigju
    • Den: 06/08/2022 10:29

      Plaget jane vetem per pushues Absolutisht nuk duhen lejuar mjete lundruese,eshte kriminale,ata qe protestojne jane vrases potenciale,por e sigurte qe do te fitojne sepse nuk funksionon shteti Do harrohet kjo tragjedi per ti lene rradhen tjetres dhe perseri aksion,bllokim etj.Histori e vjeter shqiptare

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Banorja e Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë

Banorja e Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë