Nuk e dëgjoi për shkak të kufjeve, humb jetën në spital i mituri që u përplas nga treni (VIDEO)

Një aksident i rëndë hekurudhor me pasojë vdekjen e një 16-vjeçari  ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Nga përplasaj i mituri ka marrë plagë të rëndë ku edhe pse u dërgua në spital për ndërhyrje kirurgjikale nuk ka mundur të mbijetojë. 

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit hekurudhor në qytetin bregdetar. Policia bën me dije se i mituri është Samuel Kokomani.  Mësohet se ai ka qënë me kufje në vesh në momentin që është përplasur nga treni. Kufjet dyshohet të kenë qënë arsyeja që i riu të mos degjonte borinë e trenit pakujdesi kjo që i kushtoi jetën. 

Çanta e të riut që u aksidentua

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku bën me dije se në zonën ku ndodhi aksidenti i rëndë lëvizja e lokomotivës është me shpejtësi shumë të ulët, deri në 5 km/h dhe lokomotiva ka qënë manovor që shërben jo për vagona. Zona ka qënë e rrethuar me rrjetë dhe nuk dihet si i riu ka përfunduar në vendin ku u aksidentua. Ndërkohë policia ka shoqëruar makinistin e lokomotivës për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat