DURRËS - Treni i pasagjerëve i linjës Elbasan-Tiranë teksa aksidentoi dy shtetase maqedonase, 40 dhe 45 vjeç, pranë Shkëmbir të Kavajës.
Sipas policisë së Durrësit, nga aksidenti u plagosën Jetna Jupka dhe Klavita Nitaska, përkatësisht 35 dhe 55 vjeç nga Kërçova e Maqedonisë.
35-vjeçarja është në gjendje kritike për jetën dhe është dërguar në reanimacion, ndërsa 55-vjeçarja po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal. Të dyja gratë kanë fraktura në trup.
Mësohet se dy gratë ishin pushuese tek një hotel te Shkëmbi i Kavajës. Ato janë përplasur nga treni në momentin, që po kalonin mbi trasenë e hekurudhës. Ndërkohë, makinisti i trenit është shoqëruar për të dhënë shpjegime në komisariat.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com