INDI - Të paktën 13 fëmijë kanë humbur jetën, pasi autobusi që i conte ata në shkollë u përplas tragjikisht me një tren në Telangana të Indisë. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit të shkollës, ndërsa 19 fëmijë të tjerë mbetën të plagosur, raporton BBC.
Treni me pasagjerë e tërhoqi zvarrë për disa qindra metra autobusin, pas përplasjes fatale. Asnjë nga pasagjerët e trenit nuk mbeti i lënduar nga ky aksident, ndërsa raportohet se në autobusin e shkollës udhëtonin rreth 32 nxënës.
Përplasja ndodhi në një mbikalim pa trarë pranë fshatit Masaipet në rrethin e Medak. Janë thuajse 15 mijë mbiklalime të tilla, në të cilat qindra persona kanë humbur jetën.
Standardet e sigurisë në rrjetin hekurudhor të Indisë që veprojnë 9 mijë trena pasagjerësh, të cilët transportojnë rreth 23 milionë pasagjerë cdo ditë, kanë qenë shqetësim i vazhdueshëm, sidomos pas një vale aksidentesh gjatë viteve të fundit.
Muajin e kaluar, një tren që kishte pasagjerë disa trajnerë doli nga shinat në Bihar, duke vrarë të paktën 4 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë.
Ndërsa në Maj, të paktën 20 persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat dhe u përplas me një tren mallrash në Uttar Pradesh.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com