Treni rrethohet nga zjarret në Spanjë, lëndohen 10 pasagjerë! Vendi prej ditësh në flakë

Dhjetë pasagjerë u lënduan, 3 prej të cilëve më rëndë kur u përpoqën t'i shpëtonin një treni që u përfshi nga një zjarr i madh në veri-perëndim të Valencias në Spanjën lindore, raporton BBC. Pasagjerët ishin duke udhëtuar nga Valencia në Zaragoza në veri, kur zjarri rrethoi trenin, teksa u lënduan pasi thyen xhamat e trenit në përpjekje për tu larguar.

Një prej të lënduarve u transportua me helikopter në spital, ndërsa me djegiet më të rënda ishin një grua 58-vjeçare dhe një vajzë 15-vjeçare, thanë autoritetet spanjolle.

Më shumë se 2,000 njerëz janë evakuuar nga Bejís dhe qytetet fqinje në Spanjë për shkak të zjarreve. Autoritetet thonë rreth 6000 hektarë (60 km katror) tokë është shkrumbuar nga zjarri përgjatë ditëve të fundit ndërsa sipas vlerësimeve të BE-së, Spanja ka regjistruar pothuajse 400 vatra zjarri deri më tani në vitin 2022 dhe ka parë 275,836 hektarë të djegur.

Problematika të shumta ka pasur edhe në Francë, Portugali e Britani, vende që janë përballur me temperaturat më të larta të 100 viteve të fundit dhe ku janë shënuar qindra viktima për shkak të zjarreve.

D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)