Trepça sjell sërish debate në Kuvend
opozita kërcënon me protesta

Trepça sjell sërish debate në Kuvend<br />opozita kërcënon me protesta
PRISHTINË - Seanca e Kuvendit në Kosovë vazhdoi me shqyrtimin e projektligjin për ndërmarrjet publike, ku pozita kërkoi riformulimin e një paragrafi, ndërsa opozita kërkoi që ky nen të hiqet.
 
 Kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se ky projektligj ka nevojë për ndryshime, sidomos në ato pjesë që përcaktojnë kompetencat e komunave, pikë kjo që ka nxituar debate mes deputetëve.
 
Ai sqaroi se qeveria e Serbisë nuk ka pasur asnjë ndikim në këtë ligj. Mustafa tha se duhet të kuptohet se çfarë kërkohet nga Trepça dhe cilat janë përfitimet që duan të kenë nga ky gjigant ekonomik, duke shtuar se parapërcaktimi i pronësisë së Trepçës në këtë fazë nuk do ta shpëtonte atë.

Kryeministri replikoi me shefin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes Visar Ymerin, i cili akuzoi se pika e nenit 11 për ndërmarrjet publike ka ardhur si marrëveshje e qeverisë së vendit me listën Serbe, përkatësisht me Qeverinë e Serbisë.

Kurse, Fatmir Limaj nga Nisma tha se problematik është vetëm një pikë e këtij neni dhe se nenet e tjera të këtij ligji janë të parëndësishme. Limaj i kërkoi të gjitha grupeve parlamentare të bashkohet e të harmonizojnë planin e veprimit për Trepçën. Mes kundërshtuesve për ligjin e ndërmarrjeve publike ishte dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, i cili tha se në rast se qeveria nuk del në krah të popullit që po largohet në masë nga vendi për bukën e gojës, atëherë opozita dhe populli do të dalin sërish në protestë.

Edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosje Glauk Konjufca tha ashpër se qeveri ka dëshmuar me këtë ligj se nuk po i kupton kërkesat e qytetarëve të cilët protestuan në janar, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të përgatiten për protestat e radhës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot