/ATSH-B.Jashari/.-Qeveria e Kosovës ka miratur vendimin për themelimin e Grupit Punues Ndërinstitucional për Sektorin Minerar, i cili përfshin ministritë e caktuara, por edhe subjektet e tjera që merren me këtë fushë, që të japin një orientim strategjik lidhur me zhvillimin e këtij sektori në të ardhmen.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, paralajmëroi një ditë më parë Strategjinë dhe Ligjin për Trepçën, që do bëhen dhe u shpreh se "Në fushën e zhvillimit të sektorëve të minierave dhe minerareve, në fokusim të veçantë do të jetë çështja e Trepçën. Në fushën e minierave kryesisht kemi të bëjmë me ligje të cilat krijojnë kushte për siguri në punë, ndërsa theksoi se, tek Trepça tani në mënyrë konkrete po punohet në dy projekte në minerën në Stantërg".
"Projekti i parë është hapja e vendpunishteve të reja në horizontin e dhjetë dhe në horizontin e njëmbëdhjetë dhe projekti i dytë është riaftësimi i vendpunishteve në horizontin e tetë dhe të nëntë. Është një investim diku rreth 1 milion e 400 mijë euro", ka pohuar kryeministri kosovar Mustafa.
Çështje të zhvillimit ekonomik pritet të jenë ndër temat e bisedës gjatë vizitës së sotme të kryeministrit Mustafa në komunën jugore të Mitrovicës, në të cilën është edhe miniera e Trepçës në Stantërg.
Pasuria minerare e nëntokës së Trepçës arrin vlerën së paku 13 miliardë euro, sipas një studimi të fizibilitetit të kryer nga ekpertë vendorë dhe ndërkombëtarë, vite më parë, por mendohet se është edhe shumë më e madhe e në vlerë më të lartë.Trepça, me minera plumbi, zingu, argjendi e ari, ka pasur mëse 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990.
/Shqiptarja.com