U vra në Ekuador/ Adriatik Tresa u kap në Angli, Shqipëria i bllokoi në 2010 rreth 170 mijë dollarë

U vra në Ekuador/ Adriatik Tresa u kap në Angli, Shqipëria i bllokoi  në 2010 rreth 170 mijë dollarë

Adriatik Tresa, 39-vjeçari që mbeti i vrarë me 6 plumba në vilën e tij në Guayaquil të Ekuadorit, rezulton të ishte arrestuar në Britaninë e Madhe, si pjesë e një grupi të trafikut të drogës në këtë shtet. Emri i Tresës, përmendet në një raport të BE-së që mban datën 25 qershor 2010, dokument i cili flet për zbatimin e tre standardeve të mbetura të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Në këtë raport veç emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, del në pah dhe emri i Adriatik Tresa, ku pala shqiptare është vënë në dijeni nga homologët e saj të Mbretërisë së Bashkuar, për arrestimin e tij në Angli.

Për shkak të arrestimit është kërkuar dhe nisjen e hetimor pasuror në Shqipëri. Sipas këtij dokumenti, në kuadër të hetimeve të kryera nga prokuroria Shqiptare, mësohet të jenë identifikuar dhe sekuestruar 152.925.66 euro, 1.755.684.20 lekë dhe 3200 dollarë. Ndërkohë gjatë vitit 2009 është identifikuar dhe një vilë 4 katëshe në fshatin Baldushk të Tiranës si dhe nje kompania turizmi.

Me sa duket pas 10 viteve ky hetim pasuror është ka shumë gjasa të jetë pushuar, pasi Adriatik Tresa rezulton të jetë liruar nga autoritet angleze dhe në vitin 2011, ai ka mbëritur në Shqipëri në 10 janar 2011 duke u paisur me pasaportë biometrike të lëshuar nga Ministria e Brendshme. Pasaporta e tij Shqiptare, skadonte për një muaj, pasi data 9 janar 2021 ishte dhe afati i fundit i përdorimit të këtij dokumenti. Adriatik Tresa, u ekzekutua në 20 nëntor 2020 në vilën e tij dy katëshe, që ndodhej në një nga zonat më të pasura të vendit, në shëtitoren “Leon Febres Cordero”, në sektorin Aurora, të Guayaquilit.

Shtatë persona të veshur si policë dhe me një mandat të falsifikuar për kontroll banese, kanë kaluar pa problem perimetrin e sigurisë të kompleksit luksoz dhe më pa janë drejtuar në banesën, ku jetonte shqiptari Tresa, që sipas mediave kishte fituar dhe shtetësinë ekuadoriane. Celula e vrasësve që ishin veshur si policë, kanë thyer portën kryesore dhe pasi hynë brenda në shtëpi, njëri prej personave ka qëlluar me 6 plumba Adriatik Tresën, duke e lënë të vdekur në divan.

Më tej celula e vrasësve është larguar në drejtimin nga erdhën duke hipur në dy makina dhe larguar me qetësi. Deri në këtë fazë të hetimit, policia e Guayaquilit ende nuk ka një person të arrestuar për këtë ngjarje. Për autoritet policore vendase vrasja lidhet me motivin e trafikut të drogës dhe larjen e hesapeve mes bandave shqiptare, pasi Tresa sipas prokurorëve vendas ishte dyshuar dhe hetuar për tre vrasje.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë për liberalizimin e vizave ku në faqen e fundit përmëndet Adriatik Tresa

K.T./er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!