Bundesliga gjermane e futbollit nisi këtë të premte me raundin e 30-të. Në Frankfurt, Eintrachti vendas fitoi 3-1 me Augsburgun duke "blinduar" vendin e gjashtë që të çon në Evropë.
Ishin miqtë që kaluan në avantazh me Vargas në minutën e 13-të, teksa pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në fraksionin e dytë Chaibi dhe Ekitike përmbysën gjithçka për gjashtë minuta, para se Marmoush në fundin e sfidës të shënonte golin e tretë.
Frankfurt me 45 pikë mban vendin e gjashtë, ndërsa me 39 pikë Augsburgu ndodhet një pozitë më poshtë.