TIRANE - Bashkia e Kamëz i vendos një rruge të qytetit emrin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pas aktit të tij të dorëheqjes ditën e djeshme për t’u vënë në dispozicion të Gjykatës së Hagës. Nisma është marrë nga kryebashkiaku në ikje i Kamzës, Xhelal Mziu.
"Ramush Haradinaj me dorëheqjen e djeshme tregoi se është një shtetar i vërtetë, një patriot dhe atdhetar, siç ka bërë çdo ditë të jetës së tij.
Haradinaj tregoi se sakrifikon nga vetja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për gjithë shqiptarinë. Me dorëheqjen prej një burri shteti, Haradinaj vendosi Kosovën dhe atdheun para interesave personale dhe para karrierës së tij. Ai tregoi edhe një herë me kurajë, se nuk ka asgjë për të fshehur sa herë të kërkohet nga drejtësia. Bashkia Kamez ka nderin që një rrugë të qytetit t'i vendosë emrin e tribunit të lirisë dhe luftëtarit të çdo kohe në mbrojtje të interesave të Kosovës. Kujtojmë që tashmë Haradinaj është njëri prej nesh për thjeshtësinë që e karaktarizon por edhe se ai është Qytetar Nderi i Kamzës", thotë Xhelal Mziu
Disa vite më parë Bashkia e Kamzës e ka shpallur kryetarin e AAK, “Qytetar Nderi”
"Ramushi do të dalë edhe më i fortë nga kjo betejë e radhës, dhe do të konfirmojë edhe një herë drejtësinë e luftës Çlirimtare për Kosovën e lirë", u shpreh Mziu, teksa shton se qytetarët e Kamzes janë në krahun e tij dhe "do të qendrojnë gjithnjë në mbështetje të një lideri si Ramush Haradinaj".
per hajer edhe rrapushin .
PërgjigjuTe lumt !
Përgjigju