Nën emocione të forta, Ramush Haradinaj jep dorëheqjen! Kosova në zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

KOSOVË- Pas dy vitesh në krye të qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje posti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në një konferencë për shtyp ku ka thënë se arsyeja është për shkak se ai është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për krime lufte në Hagë ku do të paraqitet javën që vjen.

Nën emocione të shumta ku nuk kanë munguar edhe lotët, Haradinaj ka thënë se nuk mund të shkonte në Haga duke mbajtur postin e kryeministrit të Kosovës. Më pas ai ka shtuar se nuk ka qenë realiteti që ai ka zgjedhur por sipas tij Kosova nuk meriton që kryeministri i saj të paraqitet në Hagë. Në fund të fjalimit të tij për mediat Haradinaj ka deklaruar se askush nuk mund të poshtërojë Kosovën pavarësisht çdo përpjekje që bëhet.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Kosova shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme dhe brenda 45 ditësh në Kosovë mbahen zgjedhjet. Haradinaj ka deklaruar se tashmë përgjegjësin i'a kalon presidentit Thaçi dhe se ai do të vendos datën e re të zgjedhjeve.

Procesi kundër zotit Haradinaj filloi më 5 mars të vitit 2007 dhe përfundoi në prill të vitit 2008 me pafajësinë e tij. Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim të pjesshëm në korrik të vitit 2010, që ishte rasti i parë i atij lloji në veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Më 29 nëntor të vitit 2012 ai sërish u shpall i pafajshëm.

Tani ai është zyrtari më i lartë i thirrur për t’u paraqitur në Hagë, ku deri tash janë ftuar dhjetëra ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, që me emrat dhomat e specializuara, do të veprojë në Hagë, nën ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Ramush Haradinaj i përlotur

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:54
Haradinaj letër qytetarëve të Kosovës: Atdheut po i bëhet presion i padrejtë


Pasi dha dorëheqjen e tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një letre drejtuar qytetarëve të Kosovës ka sqaruar edhe një herë arsyet se pse ka ndërmarrë këtë vendim.

Haradinaj ka shkruar se “nderi Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë. Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij”.

Ai shkroi më tutje se “Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit. Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes. Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do t’a kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet”.

Më pas Haradinaj ka thënë se tashmë i takon presidentit Thaci që të marrë në dorë fatin e vendit dhe të japë një datë për zgjedhjet e parakohshme.

Letra e plotë e dorëheqjes e Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,

Dua të ju informoj se sot kam marrë këtë vendim:

Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falemnderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.

Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci.

Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.

Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë.

Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufijë.

Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit.

Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes.

Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do ta kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet.

Kosova euro-atlantike është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Dialogu për njohje është edhe rruga për tregti të lirë me Serbinë. Kurrë nuk është vonë të jemi bashkë – tregu për njohje, e jo ndarja apo Republika e Dodikut.

Më lejoni të ju siguroj se: Taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime.

Pas kësaj dorëheqjeje MANDATIN IA KTHEJ POPULLIT. Sovrani të vendosë për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike.

I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës.

Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM KOSOVËS! Faleminderit.

I juaji, 
Ramush Haradinaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 20/07/2019 09:32

    Tradhetaret e kombit duhen cuar para drejtesise. RRamushi as nuk shitej dhe as nuk blihej.

    Përgjigju
  • Genti: 20/07/2019 00:57

    Po Nuel Kalaj e dorezoi ky se morri 9 milion euro cash. Apo ja ka lene amamet Likes dhe Shkelzenit. Ik o Ramush se keshtu eshte kur jo amerikaneve dhe europes. Taksa do qendrje dhe mire eshte por ti veshtire se del palagur kete here.

    Përgjigju
  • Lleshi: 20/07/2019 00:04

    Jemi me ju z Ramush ne cdo hap zoti te bekofte njerez si ju i duhen edhe Shqiperisew qe tja tregojnee vendin shkjaut dhe grekeve. Te prifte EE mbara

    Përgjigju
  • Blenard: 19/07/2019 22:21

    Ramush mos e rruaj fare jemi me ty e ty haga te ha mutin

    Përgjigju
  • Arben Metani: 19/07/2019 20:45

    Baca Ramush jemi me ty.

    Përgjigju
  • Baca: 19/07/2019 20:25

    Po sikur e kreve nji her Hagen apo po paguan per taksen 100% ndaj shkijeve .Good luck .

    Përgjigju
  • Rroftë Hashim Thaçi , Rroftë Ramush Haradinaj , Rroftë UÇK 0: 19/07/2019 19:34

    Rroftë Kosova , Rroftë Shqipëria dhe Rroftë Shqiptaria gjithëandej nëpër Botë

    Përgjigju
  • Patrioti: 19/07/2019 19:00

    Doli fjala e Shefqet Kabashit...

    Përgjigju
  • Tirana: 19/07/2019 18:55

    Bravo mamir me mete ne hisori si i nershum dhe patrijote se sa trathtar.ky ashte shenull per tiranen

    Përgjigju
  • Johani: 19/07/2019 17:11

    Vertet poshteruese,e bejne kete sepse jemi te perqare si popull,tash e dy vite Ramushi me shume kishte kundershtar ne kosove sesa ne serbi,sa here avdullah hoti e ka quajtur kriminel,tash le et festoje qeni,pjella e ndyre qe ne vend se ta pastroje te kaluaren e vet si nje pjelle e perzier serbojugosllave ai e akuzonte Ramushin;pastaj edhe basha le te gezohet se plani i tij me karla ponten po leviz dhe shesheli po ferkon duart,vazhdoni shqiptar te dashur vazhdoni se ne fund shkau do ta haje edhe te fundin qe i gjindet afer.

    Përgjigju
    • Arbëri: 19/07/2019 18:18

      Sepse Serbia e ka hashimin që ia jjetëson detyrat në Kosovë , hashimi është tradhëtar dhe zhdukës i patriotvet të kombit shqiptatë...!!!

  • Toni: 19/07/2019 16:57

    E mer Ramush. Nuk i dilet kundra amerikes

    Përgjigju
    • Tahip: 19/07/2019 18:39

      O kokaris po clidhje ka amerika me gjyqin e Hages i cili dihet boterisht qe eshte vegel e politikes franko-holandeze.Ky ishte plani i Macron per Kosoven.Si gjithmone popull bastard do ngelemi pa bole dhe force vellazerore.Kush do e gjykoje ramushin ?,po te njejtet njerez qe vine nga komb kolonial plot me pedofila dhe trafik droge nderkombetar pra hollandezet,te njejtet qe lane te masakroheshin me qindra boshnjake te cilet ishin nen mbrojtjen e tyre pra holandezeve per te cilet ska gjyqe Hage e leshi me te birin se jane te paprekshem.Ska cfare te pritet kur ne trevat shqiptare ka tradhetare,kriminele dhe te huaj qe vetem duan te na perdorin si mish i bardhe si vend kalimi per trafiqe e mundesisht te na copetojne pambarimisht ne tokat tona.Duhen shume ramusha kudo qe ka shqiptare perndryshe verjani vetes litarin ne fyt ju qe jetoni akoma ne kosove e shqiperi mos prisni tjua vene kto pedofilat holandez.

  • Niku: 19/07/2019 16:50

    Hallal te qofte, o shoku. Ketu ne Shqiperi per dhjetera milion euro korrupsion nuk japin gjalle doreheqjen. Respekte dhe mirenjohje per gjestin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja