Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e së premtes në rrugën e Prizrenit në Kukës, ku një automjet ka përplasur një çiklomotor.
Për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi 51-vjeçar i çiklomotorit. Policia ka vënë në pranga drejtuesin 20-vjeçar të makinës.
"Aksidentoi me pasojë vdekjen, një 51-vjeçar, vihet në pranga 20-vjeçari.
![]()
Sekuestrohet automjeti i këtij shtetasi.
Rreth orës 07:00, në rrugën e Prizrenit, shtetasi A. B., 20 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M., 51 vjeç, i cili ka humbur jetën, në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kane arrestuar shtetasin A. B., drejtues i automjetit qe shkaktoi aksidentin.", njofton policia.
Komente

