GREQI - Sërish trazira në burgun grek. Pas pengmarrjes së disa gardianëve në burgun e Malandrinos nga shqiptari Alket Rizai i cili dështoi në tentativën e tij për t’u arratisur, sot në burgun e Trikallës një numër i madh të burgosurish janë ngritur të armatosur me qëllim daljen nga ambientet e burgut, por vetëm disa kanë mundur të fitojnë lirinë. Të paktën për disa momente, pasi policia greke ka ngritur postblloqe të shumtë për të mundësuar kapjen e tyre. Aventura përfundoi shpejt për një të burgosur nga Argjentina, i cili u kap gjatë tentativës për arratisje dhe po merret në pyetje.

Gjithçka nisi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, kur në burgun e Trikallës rreth 10 të burgosur, ndër të cilët mendohet se 5-6 janë shqiptarë, prenë kangjellat e qelive dhe pasi hipën në tarracën e burgut filluan të qëllojnë me armë zjarri ndaj gardianëve të burgut, duke lënë për pasojë dy roje të plagosur rëndë. Një i dënuar nga Argjentina u kap gjatë tentativës për arratisje dhe po merret në pyetje.
Sipas informacioneve të marra nga policia greke, korrespondenti i televizionit A1 REPORT në Athinë, Ardi Stefa, thotë se për të krijuar trazira dhe për ta pasur më të thjeshtë arratisjen, jashtë ambienteve të burgut të Trikallës ndodheshin dy makina të cilat gjithashtu qëlluan me armë në drejtim të gardianëve.

Në këto kushte, nga rreth 10 të burgosurit e ngritur në revoltë, mendohet se vetëm 5 prej tyre ia dolën të arratisen. Policia bën të ditur gjithashtu, se të burgosurit pasi hipën në tarracën e burgut, mendohet të kenë varur një litar për t’u arratisur.
Ajo që ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në burgun e Trikallës i ngjason skenarit të një filmi aksion, pasi në vendngjarje janë gjetur 400 gëzhoja kallashnikovi, 6 kratere të shpërthimit të granatave dhe 2 granata të pashpërthyera. Vetëm në një nga këndet e burgut ku ishte qëlluar, janë gjetur shenjat e 74 plumbave.

Informacionet mbi këtë ngjarje janë ende të paqarta nga policia greke pasi ngjarja është në zhvillim e sipër dhe ende nuk është përcaktuar numri i saktë it ë burgosurve të arratisur, pasi në këto momente po bëhet numërimi i të burgosurve. Gjithashtu, ende nuk dihet mënyra sesi armët janë futur brenda ambienteve të burgut dhe sesi kanë rënë në duart e të burgosurve.

Redaksia Online
(ar.sh/gr.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com