Cineplexx
TIRANË, 1 Maj / ATSH / - Edhe Cineplexx Tirana, kinemaja më e re në kryeqytet (pranë qëndrës TEG) do të shfaqi për publikun e saj gjatë muajit maj, plot 6 filma premierë.
Maji në Cineplexx, do të nis në datën 7, datë kjo në të cilën do të shfaqen edhe filmat si  drama me titull "Child 44", dhe komedia "Hot Pursuit".
Të apasionuarit e aventurës dhe aksionit, do të kenë mundësinë që të ndjekin në datën 14 maj, filmin me titull "Mad Max: Fury Road".
Data 21 maj në Cineplexx, do të ftojë një publik disi të veçantë në premierat e 2 filmave si ai i titulluar Poltergeist(film i zhanerit horror), dhe ai fantazi me titull "Tomorrowland".
Maji në Cineplexx do të mbyllet me aksionin-aventurë, filmin e quajtur "San Andreas".
/k.m/ /a.g/