Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, kanë dhënë një lajm të trishtë sot nga Shtëpia e Bardhë. Ato njoftuar për ngordhjen e qenit të tyre pastor gjerman, me emrin Champ, i cili kishte shoqëruar ata për 13 vjet.
“Familja jonë humbi sot shokun tonë të dashur Champ. Do të më marrë malli për të”, shkroi presidenti Biden në Twitter.
Champ ishte një nga dy pastorët gjermanë që jetonin në Shtëpinë e Bardhë me familjen Biden, së bashku me Majorin. Qeni gjithashtu kishte jetuar në Uashington kur Biden ishte nënkryetar i SHBA-së.