Tritan Kalo 10 këshilla si ta mundim kuçedrën COVID-19! Mesazh 'politiqenërve': 30 vite e treguat pangopësinë

Me një foto me të gjithë kolegët e QSUT-së, mjeku i njohur Tritan Kalo, jep 10 këshilla ndaj qytetarëve se si të luftojnë në këto kohë kundër koronavirusit, duke u kujdesur për veten dhe të afërmit e tyre. Ai ndan edhe një mesazh të fortë ndaj politikës shqiptare.

"Do ia dalim së bashku me ju. Ne punonjësit e Shërbimit Infektiv në QSUT “Nënë Tereza”jemi një ekip,  një trup, një zë, një mëndje, një zemër dhe kemi vetëm e vetëm një qëllim: “Shpëtimin e jetëve tuaja duke vënë në rrezik jetët tona”. Ne jemi të barabartë në mes të barabartëve, jo tre as katër as pesë por vetëm një ekip i tërë mjekesh, specializantësh, infermierësh, imazheristësh, farmacistësh, sanitaresh, administratoresh, barrelistësh. Një orkestër e mirë-organizuar në betejën ndaj tinëzarit idhnak COVID-19. Bashkëatdhetarë,  ju duam shumë ndaj edhe ju lutemi:

 1- TREGOHUNI të sinqertë në komunikimin me Autoritet Shëndetësore dhe ato Ligjzbatuese, në rast se vini nga zona tashmë mjaft të prekura nga Covid-19, sikundër janë Italia, Kina, Anglia, Gjermanija, Franca, etj.,

2- KUJDESUNI ndaj vetes dhe të afërmve tuaj sidomos atyre të moshuar,

 3- KUJDESUNI ndaj higjienës suaj dhe asaj të mjedisit ku jetoni

 4- QËNDRONI për disa kohë vetëm në mjediset tuaja shtëpiake,

5- USHQEHUNI shëndetshëm dhe me ato mundësi që keni, 6- REHIDROHUNI herë pas here me çajra e lëngje nga më të ndryshmet,

 7- VETËIZOLOHUNI kur keni edhe dyshimin më të vogël të kontaktit me persona të sëmurë nga Covid-19, sepse ndihmoni në mos përhapjen e tij, por edhe në mos sëmurjen tuaj,

 8- INFORMOHUNI me kujdes kur keni paqartësia, DHE mos bini pre e sharlatanizmave dhe e protagonizmave te rrejshme, që jo pak ngrenë krye në rrethana të tilla epidemike,

9- VETËMJEKIMI me Antibakterialë/Antibiotikë është i pakëshillueshëm,

10- QËNDRONI në kontakt me mjekët e familjes, të cilët ju njohin mjaft mirë, dhe merrni këshillat e tyre shumë të dobishme në raste të tilla…..Mos përdorni vend e pa vend nr. 127, duke ju krijuar mundësinë atyre që vërtet kanë nevojë, të marrin këshillat e duhura dhe ndihmën mjekësore në kohën e duhur.

Kjo është ndihma më e madhe që mundet të na bëni në kësi rastesh. Nuk është aspak koha dhe nuk ka aspak vend për militantizëm partiak të asnjë ngjyre.

30 vite ishin të mjafta për të treguar pandershmërinë, papërgjegjshmërinë dhe pangopësinë e kësaj klase/kaste/glase politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e demon-kracisë.

Nëse do të mundemi të nxjerrim mësimet e duhura si popull, shumë shpejt do të na vijë koha për të korrigjuar gabimet tona.

Tani duhet vetëm e vetëm dashuri e përkushtim, besim reciprok e urtësi që t'ia dalim me sukses të mundim kuçedrën Covid-19. Ne së bashku me ju do të fitojmë!!!"

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 15/03/2020 15:56

    I LUTEM ALLAHUT qe ti dergoje koronen te gjithe politikaneve tane te 30 vjeteve,,,qe e vodhen shendetesine…...

    Përgjigju
  • Emigranti: 15/03/2020 12:15

    Mostra Rama po llaftaris popullin nga bunkeri PA E KUPTUAR QE FAJTORI KRYESORE ESHTE VETE MOSTRA QE NUK BLLOKOJE TRAGETET NGA ITALIJA GJATE SHPERTHIMIT TE KORONAVIRUSIT NE ITALI DUKE NXJERRE KLLOCKEN MANASTERLIU ME DEKLARATAT SKA TE INFEKTUAR NE SHQIPERI

    Përgjigju
  • Vicidoli: 15/03/2020 09:56

    Koronavirusi i ka emrin Berishe

    Përgjigju
    • Ehhh: 16/03/2020 08:29

      Ore me verte nuk eshte bere i gjalla ky berisha

  • Konjak: 15/03/2020 09:40

    Zoterinj te redaksise dhe shum te tjereve ;--(jo vetem dashamires per te kapercyer veshtiresit e momentit)-- ,qe mendojne, deshirojne dhe veprojne ,me gjithe forcen dhe dijet e tyre ,per te kryjuar nje klime ,ku ta gjej veten c'do qytetar i c'do klase qofte ,per te dhene ndihmesen e tij ,qoft ehde modeste .Thuhet se shqipetaret kan drejtuar e dhene mend ,ne gjithe perandorine osmane ;si dhe dim mire , dijet dhe aftesite e rilindasve ,nga te cilet --me se shumti --ne sot jemi shtet .Edhe sot ,ne kemi intelektuale te mirfillt ,dhe inteligjencen e nevojsheme ,per te krijuar pushtete te arrira per drejtim e administrim .Atehere si eshte e mundur qe gjithe kjo aradhe intelektualesh e inteligjent ,sa behen politikane ,tjetersohen ,humbasin virtytet ,moralin ,shpirtin ,dhe pa prit e pa kujtuar behen barbar ,xhvates te pa shpirt .Mos duhej te ndodhte nje katastrofe ,te na shkunde nga themelet ,e keshtu ndoshta gjejme vet-veten ,e bejme edhe ne shtet ,si gjithe bota e zhvilluar .Zoti na ndihmofte ,per te na pastruar trurin .Faleminderit .

    Përgjigju
  • Altin: 15/03/2020 09:26

    Edhe kur hani zini politiken ne goje e sidomos ju mjeket qe deri tani nuk kini len gje pa ber e tani na u bete heronj .beni punen tuaj e mos e hapni gojen se edhe ju po kaq vjet kini qe i ripni njerzit

    Përgjigju
  • Lida: 15/03/2020 09:18

    Jeni nje staf i mire dhe ju uroj gjithe te mirat.si e tha edhe profesori ta mundim dhe ti zbatojm te gjitha keshillat e te dalim faqebardhe.zoti qofte me te gjithe

    Përgjigju
  • Avi: 15/03/2020 09:10

    A jane bashkuar spitalet private ne Shqiperi,ne betejën kunder coronavirusit?! Ne vendet e prekura si Italia dhe Britania, spitalet private u jane bashkuar spitaleve publike, per te luftuar virusin. https://www.repubblica.it/cronaca/2020/03/02/news/coronavirus_la_sanita_nazionale_chiama_a_raccolta_gli_ospedali_privati-249989748/ https://www.theguardian.com/world/2020/mar/14/coronavirus-nhs-private-hospitals-join-forces-academics-warn-over-strategy

    Përgjigju
  • Populli: 15/03/2020 09:01

    Te lumete goja profesor.. Kush erdhi zhvati sa mundi si te ishin pushtues.. Shqiprria e shqipetareve vdekje tralletareve... Larg politika nga kjo situate. Ata pordorin cdo dalje per vota ,lerini specialistet te bejne punen e vet..

    Përgjigju
    • Kafsha: 15/03/2020 10:29

      Meso të shkruash injorant!

    • Pushtusi: 15/03/2020 10:00

      Italia pushtuese,nuk mori asgje nga Shqiperia,vetem ndertoi dhe iku

    • Politikani: 15/03/2020 10:00

      Edi jam. Maskat nuk jane shume te skaduara. Pacientja e Durresit nuk ka infektuar asnje tjeter. Doktorin spiun e debuam. Vilma Nushi gezon shendet te plote. Pra po bejme gjithçka. Ti laj duart dhe mos u semur nga semundje te tjera se nuk do merremi edhe me ata qe do kene infrakt, apendisit, melci, stomak etj etj. Te perqafoj nga larg

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?