DASH përgënjeshtron Berishën! Yuri Kim me detyrë të re në Departamentin e Shtetit, emërohet këshilltare e lartë

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është emëruar në postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në Departamentin amerikan të Shtetit (DASH).

Lajmi vjen i konfirmuar nga vetë DASH, një ditë pasi në Shqipëri shpërthyen zërat se ajo ishte shkarkuar nga posti që mbante, madje dhe sipas zërave nga Partia Demokratike, ishte vënë nën hetim.

Sali Berisha dhe media e familjes së tij gënjyen dhe shpifën pa kursim për ish-ambasadoren Kim, duke thënë se kjo e fundit është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit dhe është nën hetim. E vërteta rezulton të jetë komplet e kundërta. Yuri Kim vazhdon të vlerësohet pozitivisht edhe gjatë administratës Trump, me detyra të reja, të larta. 

Profili i ish-ambasadores Kim në uebfaqen e DASH u fshi për një ditë, duke bërë që të shpërthejnë spekulimet se ajo ishte larguar. Por mesa duket, kjo ka ndodhur për të përditësuar të dhënat e saj me postin e ri që do të mbajë.

Si këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, Kim do të mbajë këtë post të ri të krijuar së fundmi, mesa duket i inspiruar nga Departamenti i Efiçencës së Qeverisë, së Elon Musk.

Njoftimi i DASH për ish-ambasadoren Kim:

Yuri Kim është Këshillare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Më parë, ambasadorja Kim ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesor i Byrosë nga viti 2023 deri në vitin 2025.

Një diplomate karriere, ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ishte ambasadore e SHBA në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e emëruar nga Presidenti Trump dhe në vazhdim nën Presidentin Biden. Para kësaj, ajo ishte drejtore e Çështjeve të Europës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e Mesdheut Lindor; drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; dhe drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe, më herët në karrierën e saj, Asistente Speciale e Sekretarit Colin Powell. Ajo ishte gjithashtu një anëtare e delegacion të SHBA në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK-së. Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo u rrit në ishullin Guam.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jim: 20/03/2025 23:18

    Mu qefi vetem per keto hienat dhe poshtersirat si Duma Murizat dhe ai gazetari Koka qe bene nje emision te tere per te dale ne krah te plakut Mere Fizit . Sju vjen turp

    Përgjigju
  • Adi: 20/03/2025 21:58

    Pse shqiptarët nguten! Privatisht duhet gjërat me fjetë të paktën 48 orë ndërsa zyrtarisht 95 orë, dmth edhe njëherë aq! Tani?

    Përgjigju
  • fshati: 20/03/2025 21:52

    ne nje fshat shume te vogel si Shqiperia eshte per te vene kujen se si cakej te grupuar nga Grida Duma, apo ujqer te vetmuar, apo sklerozaxhij si Berisha afrohen me "prova" ndaj FBI, e keputin idiotesira e jo-llogjike per qejf deri ne nivel Nje diplomate qe dhe kur heq pordhe eshte dhe vepron ne vijim te shtetit me te forte ne bote. Te meresh me bubureca qe gjejne nje fole te ngrohte tek Grida

    Përgjigju
  • redi: 20/03/2025 20:41

    Pergenjeshtrimi nga ana e DASH eshte nje prove e madhe per personalitetin e larte te zonjes Kim dhe mos harrojne qe ne krye eshte nje nga miqte me te ngushte te zotit Tramp zoti Marco Rubio

    Përgjigju
  • One: 20/03/2025 20:19

    Dolen me vrap dhe ben emisione keta gazetaret “me integritet te larre” duke thirrur injorante per te vjell vrer. USA dhe EU i kane bere nderin me te madh Shqiperise per ti dhene hapesire njerezve te ndershem dhe te heqi nga skena kush vjedh dhe vret. Shume e veshtire por shotesoj shume te ndodhi

    Përgjigju
  • Rri drejt e fol shtrëmbër: 20/03/2025 20:15

    Mos mor ça paska ndodh!! Ça do thot kufoma Sali tani??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Tuchel vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, nuk mund t’i krijosh shumë raste

Tuchel vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, nuk mund t’i krijosh shumë raste