Tritan Shehu:Buxheti nuk favorizon
qytetarët, nuk duhet të miratohet

Tritan Shehu:Buxheti nuk favorizon<br />qytetarët, nuk duhet të miratohet<br>
Ka vijuar debati në seancën plenar për  buxhetin e vitit 2018, demokratët kanë kundërshtuar miratimin e tij.

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka kërkuar që buxheti të shpërndahet në mënyrë të drejtë, e jo të favorizojë sektorët ku nuk përfitojnë qytetarët.

Shehu ka kërkuar që Gjirokastrës të mos i ulet buxheti me 35 %, por të investohet më shumë. Më tej deputeti ka folur për situatën e rrugëve, duke i përshkruar si të shkatërruara edhe pa asnjë investim.

Fjala e plotë:

Po krijohen operator vetëm me një monopol. Këto nuk janë normale për një vend që do të jetë demokratik.

Në këtë buxhet, psh. Për Gjirokastrën është ulur me 35 %, nuk jep asnjë shpresë për zhvillimin e ekonomisë, shërbimeve sociale, por është i zhytur në varfëri. Ekonomia e qytetarëve të gjitokastrës bazohet në blektori. I keni parë tokat se si janë? Janë djerra, pak më para mbilleshin me kanabis.

Nuk jep asnjë ndihmë për blektorinë, ka rreth 400 000 krerë të imët, vetëm 7 % marrin subvencion, as edhe një ndihmë zhvilluese.

Infrastuktura, e keni parë se ku derdhen ujërat e zeza? Derdhen në lumin Vjosa, ndërkohë nuk është bërë asnjë investim. Marrim Tepelenën, edhe aty ujërat e zeza derdhen në Vjosë, nuk keni hedhur asnjë lekë.

Rruga nacional ka shumë probleme, duhet ta përfshini është këtë në buxhet. Po rruga e Qesaratit në Tepelenë? Zotërinj të nderuar është një tmerr i vërtet ajo rrugë, ku i keni investimet për rrugët? Apo për Frashërin e keni lënë si mos më keq.

Universiteti i Gjirokastrës është një vepër kulturore, nuk keni investuar asnjë lekë, aty ka shumë student dhe pedagog që kanë nevojë për kushte më të mira.

Keni parashikuar rritje galoponte të taksave, kjo i varfëron shqiptarët. Pse duhet të vendosni taksën e shtëpisë së parë, është një e drejtë universale që duhet ta gëzoj çdo njeri.
Ju keni shkatërruar fshatarin, e keni lënë në terror të plotë. Propozoj që kjo taksë të mos vendoset sepse do varfëroj çdo ditë e më shumë shqiptarët, nuk u kanë votuar për këtë gjë.

Keni mbushur Shqipërinë me kanabis, e me banda kriminelësh. Ky buxhet nuk duhet të miratohet, bën dallime të mëdha, nuk favorizon interesat e qytetarëve.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës