Tritan Shehu kërkon në interpelenancë Ramën për ‘Ballkanin e Hapur’, 14 pyetjet për Kryeministrin

Tritan Shehu kërkon në interpelenancë Ramën për ‘Ballkanin e Hapur’, 14 pyetjet për Kryeministrin

Edi Rama dhe Tritan Shehu

Deputeti i Partisë demokratike, i cili aktualisht është një prej mbështetësve të 'Foltores' së Sali Berishës, Tritan Shehu ka depozituar pranë Kryesisë së Kuvendit, kërkesën për interpelance ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me teoritë për “Ballkanin e Hapur”, ose “Minishengen Ballkanik”.

Lajmin e ka dhënë vetë Shehi i cili ka renditur kërkesat e tij për interpelancë ndaj kryeministrit.

Reagimi i plotë:

Me date 19 tetor kam depozituar pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për interpelance ndaj Kryeministrit ne lidhje me teoritë për “Ballkanin e hapur”, ose “Minishengen ballkanik”, mbi disa çështje.

Bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96/84 të Rregullores së Kuvendit, ju paraqes kërkesën për interpelancë ndaj Kryeministrit në lidhje me platformen politike te tij dhe hapat e ndërmarrë për “Ballkanin e hapur” apo “Minishengeni Ballkanik”, për çështjet si më poshtë vijon:

1- Ne lidhje me avantazhet qe Kryeministri gjen te kjo nisme e pa iniciuar apo financuar nga Brukseli, jashte drejtimit te tij, ndaj nismave te BE si Procesi i Berlinit, Cefta etj.

2- Pse z. Kryeminister mendon se nje nisme e tille e iniciuar nga Vucìç (Vucic e ka deklaruar kete), mund te jete e dobishme në procesin tone te bashkëpunimit rajonal, gjithmonë me kryefjale integrimin europian.

3- Per faktin e marrjes se rolit lider ne Rajon nga Serbia, e cila akoma nuk ka kerkuar ndjese per krimet e pak viteve me pare, si dhe te vendosjes keshtu te hegjemonise serbe, si ne planin politik ashtu dhe ate ekonomik.

4- A nuk shikon Kryeministri lidhje te kesaj nisme me idete e disa viteve me pare te Serbise per “Jugosllavine e RE”?

5- Ne lidhje me interferencat me kete nisme te faktit te firmosjes nga Serbia te Traktatit EuroAsian me Rusine dhe kthimin e saj keshtu si nje lidhje e jona me Lindjen, duke devijuar nga Perendimi.

6- Per faktin se keshtu po shkohet drejt lidhjes se te ardhmes europiane te Shqiperise me ate te Serbise, e cila duket se me shume anon nga Rusia e Unioni EuroAsian, gje qe ne na demton shume edhe ne procesin tone te integrimit, proces qe duhet pare vetem si individual i vendeve, ne baze te permbushjes se standarteve nga secili.

7- E njejta gje dhe per vartesine tone ndaj Maqedonise se Veriut per ritmet e integrimit, e cila ka problemet e saj me Bullgarine, kur ne duhet te perpiqemi te plotesojme kushtet e vendosura para nesh, per te pershpejtuar integrimin e Shqiperise—integrimi nuk eshte nje proces kolektiv.

8- Per faktin se kjo nisme i shkon per shtat edhe aspiratave e projekteve te tjera te disa vendeve lindore per te penguar integrimin europian te Ballkanit Perendimor, ne perputhje me strategjite e tyre dominuese ne kete Rajon.

9- Për lidhjet e kësaj nisme te “Ballkanit te hapur” me tentativat e “shkembimit te territoreve” Kosove- Serbi.

10- Për faktin e mos përfshirjes se Kosovës në këtë nisme dhe anashkalimit te saj qe prej takimit te pare ne Novi Sad, qe pa dyshim perputhej me vullnetin serb te zbehjes se Kosoves si shtet i pavarur.

11- Per situaten paradoksale me kete nisme te iniciuar nga Serbia, qe nuk e njeh Kosoven e mundesite hipotetike te pjesemarjes se saj si vend sovran e i barabarte ne ate, gje qe ja garantojne nismat e BE.

12- Per pasojat mbi kete nisme te ngjarjeve ne Mal te Zi dhe te veprimet ushtarake serbe se fundmi ndaj Kosoves, ne kufi te se cilet u vendosen armatime ruse nen prezencen e niveleve me te larta ushtarake te atij vendi.

13- Per ate qe kete nisme deri tashti e kane perkrahur vetem tre vende te Rajonit nga 6 qe jane jashte BE, nuk ka asnje garanci nga BE dhe asnje mbeshtetje nga vendet antare te BE ne Rajon, si nga Greqia e pa dyshim edhe nga Italia, si nje partner strategjik per Shqiperine e Rajonin, me rendesi te vecante kjo.

14- A e konsideron Kryeministri tashme te deshtuar kete nisme, gje e cila realisht u konfirmua edhe nga ceremonia e fundit ne Novi Sad, qe me shume tingelloi si epilogu i ketij “projekti”.

Mbetem në pritje të caktimit të datës së zhvillimit të interpelancës në përputhje me afatet e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Rregulloren e Kuvendit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare