Pas projektligjit të depozituar nga 3 deputetë të PS dhe LSI për lejimin e importit të plehrave me qëllim shpëtimin nga falimentimi i industrisë së riciklimit në Shqipëri, ka reaguar ish- ministri demokrat Tritan Shehu duke e cilësuar me pasoja katastrofale për ambientin dhe shëndetin e qytetarëve nëse një ligj i tillë do të miratohet në Kuvend.
Një ndryshim ligjor i tillë sipas tij i shërben interesave të ngushta grupimesh, dëmton rëndë qytetarët, territorin e përmbushjen e standardeve europiane.
“Spekulimi i ri i maxhorancës, plehrat do të zhvillojnë ekonominë shqiptare dhe vendin. Të lejojmë me ligj importin e gjerë të mbeturinave, pra të legalizojmë plehrat e botes tek ne, "jo vetëm për riciklim, por dhe për depozitim e shkatërrim"!
Ky është vizioni më i fundit i të majtës i shprehur nëpërmjet deputeteve të saj, për të "stimuluar" industrinë tonë, për të "sjellë mirëqenie". Mbas "idesë gjeniale" të legalizimit të kanabisit, sot kërkohet "legalizimi" i plehrave.
Po kërkohet të mbushemi dhe me plehra të importuara, ndërsa në aktualisht po ‘qelbemi’ nga tonat e as mundemi t'i kontrollojmë, riciklojmë, administrojmë dhe shkatërrojmë qoftë dhe këto..
Një ndryshim i tillë ligjor, tipik ky për "botën e tretë", do të kishte pasoja katastrofale për ambientin, shëndetin e qytetarëve dhe për vendin në tërësi.
Është krejt e kundërta e asaj që PS premtoi në programin e saj elektoral dhe për cfarë ka nevojë vendi”shprehet ai.
Jo vetëm që një gjë e tillë nuk duhet lejuar, por sipas Tritan Shehut “Ne na duhet të forcojmë legjislacionin përkatës bllokues.
Mjafton të analizosh dëmet qe i janë krijuar vendit vetëm nga lejimi i gabuar tashmë i importit të gomave të përdorura, të bllokuara më 1993, kupton problemet gjigante që do të krijonte ndryshimi ligjor i propozuar”.
Drejtuesi i Departamentit për Shëndetësinë në Partinë Demokratike bën thirrje që “jo vetëm shoqatat e grupimet ambientaliste, por i gjithë opinioni i ynë, ata qe e duan këtë vend e banoret e tij, duhet të mobilizohen për të mos lejuar këtë fatkeqësi të re, që kërkohet t'i imponohet Shqipërisë.
Varfëria, papunësia, rënia ekonomike nuk mund të luftohen dhe as te minimizohen duke i "hapur dyert" plehrave të botës, përkundrazi”përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com