Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnatës në afërsi të zonës së “Mileniumit, Lezhë.
Sipas policisë lënda plasëse dyshohet i është vendosur një automjeti tip Bemz, në pronësi të shtetastit A.N.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që grupi hetimor po heton rrethanat dhe për të identifikuar autorin/rët
Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", njoftoi sot policia.
Lajm në përditësim…








Komente
Komento