Tritol dyqanit, pronares iu vendos
eksploziv në makinë edhe në maj

Tritol dyqanit, pronares iu vendos<br />eksploziv në makinë edhe në maj
TIRANE - Një dyqani rrobash në rrugën "Petro Nini" në kryeqytet i është vendosur një sasi tritoli i cili nuk ka shpërthyer. Alarmi u dha fillimisht nga pronarja e dyqanit Bruneta Aliaj e cila rreth orës 10:37 telefonoi në policinë e Tiranës se pranë dyqanit ka konstatuar një pako të dyshimtë. 

Policia rrethoi zonën dhe çaktivizoi lëndën shpërthyese e cila, sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta, ka rezultuar të jetë rreth 25 gr tritol artizanal, ndërsa nuk kishte mekanizëm ndezës, duke shmangur kështu rrezikun për qytetarët.

Ndërkohë Shqiptarja.com ka mësuar se pronares së dyqanit, Bruneta Aliaj i është vendosur eksploziv në automjet në muajin maj të këtij viti, më konkretisht në 2 maj 2017, pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Lënda shpërthyese ishte vendosur në pjesën e parakolpit të automjetit tip "Smart". Nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia nuk identifikoi asnjë të dyshuar, ndërsa e vetmja pistë ishte ajo e hakmarrjes së bashkëshortit të saj pas divorcit. Ky i fundit u shoqërua në polici, por mohoi çdo lidhje me ngjarjen.

Rastet e vendosjes dhe shpërthimit të tritolit në banesa, automjete dhe biznese kanë shkallën më të ulët të zbulueshmërisë nga policia për shkak se autorët e këtyre krimeve nuk lënë gjurmë. 

[gallery]24130[/gallery]
bruna aliaj
Bruna Aliaj administratore e dyqanit të rrobave

alarm per bobme te petronini
(Dyqani ku dyshohet se është vendosur lënda shpërthyese)

alarm per bombe



Njoftimi i policisë: 
Më datë 04.10.2017, rreth orës 10:37, jemi njoftuar se në një dyqan rrobash në rrugën "Petro Nini", pretendohet se është vendosur një pako në dukje si eksploziv.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë , ku nga verifikimet paraprake rezulton se :

Shtetasia B.A., pretendon se në dyqanin e saj të rrobave, në rrugën "Petro Nini", i kanë vendosur një pako në dukje si eksploziv.

Është rrethuar vendi i ngjarjes dhe është njoftuar njësia antieksploziv. 

VIDEO/Lidhje direkte nga vendi i ngjarjes




VIDEO/Ngjarja kur Bruna Aliaj ju vendos ekspoloziv ne makinë
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar