Tritol dyqanit ushqimor në Krujë, nga shpërthimi dëmtohet dera e biznesit

Tritol dyqanit ushqimor në Krujë, nga shpërthimi dëmtohet dera e biznesit

Makinë policie

Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Krujë. Policia njofton se lënda plasëse i është vendosur dyqanit ushqimor të shtetasit B. M., 47 vjeç.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e derës së dyqanit, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 20.06.2018, rreth orës 03:00, jemi njoftuar se në fshatin Mukje, Krujë ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në dyqanin ushqimor të shtetasit B.M., 47 vjeç.

Janë shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e derës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër