VELIPOJË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Shkodër. Një sasi e vogël tritoli mësohet se është hedhur në tarracën e një lokali në pronësi të Kristian Prekës. 

Lokali ishte marrë me qira dhe menaxhohej nga 35-vjeçarit Andis Danaj.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:45, në fshatin ‘Rrjoll’ të Velipojës. Si pasojë e shpërthimit, Policia e Shkodrës njofton se ka pasur vetëm dëme materiale.

Shqiptarja.com sjell pamjet e dëmeve. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:57
Shpërthimi në Velipojë, flet pronari i lokalit: Dyshoj për shkak të konkurrencës! Shikoni dëmet

Në një intervistë për Report Tv, pronari i lokalit ku u hodh tritol thotë se 'nuk ka konflikte por se dyshon se shkak është konkurenca"

Ndërkohë Shqiptarja.com sjell pamje nga dëmet e shkaktuara nga shpërthimi.