FIER - Policia e Fierit ka arrestuar 10 persona të dyshuar për shpërthimin e makinës, në të cilën udhëtonin çifti i bashkëshortëve Sulo mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier. Policia gjatë paradites shprehu dyshimin se ngjarja ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Naim Sulo në nëntor të 2012. Makina në të cilën udhëtonte çifti i bashkëshortëve shpërtheu mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë. Makina me traga TR26 61 S pasi është përfshirë nga flakët ka ecur 200-300 metra më tutje.
ORA 20:00, POLICIA E FIERIT DEKLARON SE KA SHOQERUAR 10 PERSONA
Korrespodenti Kristaq Thano ka njoftuar se policia e Fierit ka dalë me një deklaratë për shtyp rreth orës 20, në të cilën thuhet:
“Sot, më datë 3.5.2013, në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në afërsi të fshatit Vajkan, një automjet “Skoda” me targa TR 2661 S me drejtues shtetasin me inicialet S.S, vjeç 56, banues në Fier dhe me pasagjeren në mjet, shtetasen A.S (bashkëshorte), vjeç 51, ka shpërthyer duke u djegur plotësisht nga flakët. Si pasojë, janë dëmtuar të dy shtetasit që ndodheshin në mjet të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të Policisë së Drejtorisë së qarkut Fier dhe të komisariateve Fier dhe Lushnje, të cilët kanë nisur hetimet.
Për ngjarjen kanë ardhur gjithashtu edhe ekspertë nga Tirana dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se mjeti ka shpërthyer si rezultat i vendosjes në të të lëndëve plasese.Nga ana e policise po punohet pa nderprerje per zbardhjen dhe dokumentimin e plote ligjor te kesaj ngjarje dhe deri ne keto momente jane shoqeruar 10 persona dhe po vazhdon puna per identifikimin dhe kapjen e autoreve te dyshuar. Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lushnje per veprime te metejshme", -përfundon deklarata.
SHPERTHIMI
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Vajkan, e për pasojë kanë mbetur të plagosur bashkëshortët Sulejman e Alie Sulo, 60 dhe 51 vjeç, banues në lagjen “Lirim” të Fierit. Ata janë dërguar në spitalin rajonal ku po marrin ndihmën e parë mjekësore. Nga të dhënat e para mendohet se të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Ende nuk dihet lënda shpërthyese, por policia po heton dhe pistën e një shpërthimi me dinamit, pasi në autostradë është parë dhe një gropë e vogël, e cila mund të jetë shkaktuar nga dinamiti. Nga aksidenti është bllokuar përkohësisht edhe autostrada Fier-Lushnjë.
DYSHOHET PER HAKMARRJE
Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi sipas policisë dyshohet se vëllai i 60-vjecarit ka vrarë me armë zjarri fqinjin e tij, bashkëpronar i një pike karburanti në 10 nëntor të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për Gëzim Sulon 49 vjeç dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç. Ata janë arrestuar për vrasjen e Naim Sulit, i cili u qëllua përballë vilës së tij. Dyshohet se vrasja kishte motiv një konflikt pronësie mes dy familjeve. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Historia e vrasjes së Naim Sulit