Tritol makinës së kryetarit të 
komunës Golem, Agron Agalliu

Tritol makinës së kryetarit të <br />komunës Golem, Agron Agalliu
DURRES- Një sasi tritoli i është vendosur makinës së kryetarit të komunës Golem, në Durrës, Agron Agalliu.

Eksplozivi, sipas policisë gati 200 gr tritol,  ishte vendosur poshtë makinës, dhe ishte i pajisur me një celular i cili do të aktivizonte shpërthimin.

Tritoli, i mbështjellë me një qese, ka rënë nga makina në momentin kur Agalliu ka qenë duke ecur në rrugën kryesore të komunës për të shkuar drejt Beratit.  Fatmirësisht nuk ka shpërthyer, as kur është shkelur nga një tjetër makinë e cila ka kaluar në ato momente aty.

AGALLIU ISHTE NISUR PER NE BERAT
Mëngjesin e sotëm Agron Agalliu i kishte hipur makinës për të udhëtuar drejt Beratit pasi do të merrte pjesë në një ceremoni varrimi. Në momentin kur ka dalë me makinën e tij nga rrugic e shtëpisë së tij, në rrugën kryesore të komunës, rreth 100 metra larg banesës, ka rënë qesja me tritol nga shasia e makinës. 

Tritoli ka rënë nga makina dhe më pas është shkelur nga një makinë tjetër që ka kaluar aty në atë moment, por fatmirësisht nuk ka plasur. Ndërkohë që Agalliu ka vazhduar rrugën drejt Beratit, pa e ditur se nga makina i kishte rënë qesja me tritol.  Korrespondenti i A1 Report dhe Shqiptarja.com Artur Korriku informon se forcat e antieksplozivit e kanë gjetur të dëmtuar tritolin pasi ishte shkelur nga makina tjetër.  
 
BANORET NJOFTOJNE POLICINE

Kanë qenë banorë të kësaj komune që kanë parë eksplozivin dhe fillimisht kanë njoftuar kryetarin e komunës për qesen që i kishte rënë nga makina më pas kanë njoftuar policinë e Kavajës të cilët Kanë rrethuar Golemin.
 
TRITOLI 200 GR, MINE ME CELULAR 

Burime nga policia e Kavajës bëjnë të ditur se lënda plasëse që ishte vendosur në makinë, ishte minë e pajisur me celular, i cili do të aktivizonte shpërthimin. Nga ana e tij  shefi i Policisë së Krimeve të Rënda në Kavajë, Endrit Hoxha tha për Shqiptarja.com dhe A1 Report se: ”Sasia e tritolit e vendosur në pjesën e poshtme të makinës ishte rreth 200 gr dhe dyshohet se eksplozivi mund të ishte  vendosur gjatë orëve të natës.
 
AGALLIU PER A1 REPORT: SI MESOVA PER TRITOLIN
"E mora vesh kur isha në afërsi të Lushnjës. Më morën në telefon dhe më thanë se ra një pako nga makina jote. Unë s’i kushtova rëndësi por vazhdova rrugën i qetë drejt Beratit. Më pas më mori në telefon policia dhe më tha se nga makina jote ka rënë një sasi tritoli“- tha Agron Agalliu në një lidhje telefonike për tv A1 Report .
 Agalliu shtoi se nuk dinte të kishte konflikt me njeri.

”Unë jam natyre e qetë.  Nuk kam pasur probleme apo debate me të tjetër. “

DY PISTAT E HETIMIT
Njësia e antieksplozivit po kryen veprimet hetimore, ndërkohë që janë dy pista hetimi. Njëra pista e konfliktit për çështje prone, tjetra ajo që që mund të ketë lidhje me detyrën e tij si kryetar i komunës. Agron Agalliu është i Partisë Socialiste i zgjedhur në dy mandate në krye të komunës Golem.


agron agalliu

(Ne foto: Zona e rrethuar nga policia pas gjetjes së tritolit ne Golem dhe Agron Agalliu, kryetari i komunes Golem)  FOTO TE TJERA


Lajmi fillimisht u publikua në orën 10:07 dhe u përditësua në vazhdim

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania