Tritol në banesën e babait, Bejko:
S'kam probleme, motivet politike

Tritol në banesën e babait, Bejko:<br />S'kam probleme, motivet politike
Kreu i Partisë Demokratike Roland Bejko e ka cilësuar për motive politike, ngjarjen e ndodhur gjatë mesnatës në lagjen Kordhocë të Lazaratit, ku në portën e jashtme të oborrit të banesës së shtetasit Hysen Bejko (babi i Rolandit) është vendosur tritol. 
 
“Nuk kam konflikte as me kundëshatrët, kam mardhënie korrekte. Nuk kapërcej kufirin për të agravuar situatën, do të jem bashkëpunues. Këta persona uroj të jenë jashtë Lazaratit. Nisur nga histiroku, ata që kanë një parapavije politike i ndërmarin këto veprime për të destabilizuar situatën. Mund të synohet destabilizimi në Lazarat për më shumë forca dhe këto do të shtojnë tensionin për largimin e banorëve nga fshati në prag të zgjedhjeve ku janë 2000 vota. Ky është një skenar por policia duhet t'a zbardhi që mos shtrihet më tej. Im atë para një jave ka bërë një denoncim për tritol të hedhur në banesë, policia nuk e ka survejuar shtepinë pas kësaj ngjerjeje. Në gusht është djegur dhe një stallë lopësh, asnjë përfundim nuk ka ende nga policia. Situata është e agravuar dhe me tensione në vend dhe për të shkëputur vëmenedjen gjendet kjo tranpolinë për ta çuar vëmendjen në Lazarat”, deklaroi Bejko.  
 
Sipas policisë në oborr është hedhur një kallëp tritoli me fitil të ndezur, nga jashtë portës. Nga shpërthimi i lëndës plasëse ka pasur vetëm dëme të lehta materiale, duke shkatërruar pjesërisht llamarinën e portës së jashtme të oborrit. 






Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Militantët e Berishës bllokojnë kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, policia devijon qarkullimin

Protesta e PD/ Militantët e Berishës bllokojnë kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, policia devijon qarkullimin