SHKODËR- Familja Shpati është zgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një shpërthim i fuqishëm në banesën e tyre. Një sasi lënde eksploziv është vendosur në banesën e Pllumb Shpatit, shef i krimeve në Komisariatin e Shkodrës rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, në periferi të Shkodrës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale në dyer, mure, dritare si dhe në automjete.

Pllumb Shpati jetonte në një vile 3-katëshe së bashku me familjet e 2 vëllezërve të tij. Në total në familje janë 17 anëtarë. I pari që u prononcua për mediat ishte Gjergj Shpati, i ati i shefit të krimeve në policinë e Shkodrës.

Babai u shpreh se familja e tij nuk ka asnjë konflikt dhe se sulmi ka ardhur për shkak të detyrës. I moshuari u shpreh gjithashtu se dëmet materiale janë të shumta dhe se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. Ai kërkoi nga shteti të vijonte me hetimet.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raportoi se në dëshminë e 49-vjeçarit Pllumb Shpati nuk ishte dhënë asnjë detaj konkret, pasi ky i fundit nuk kishte asnjë dyshim se nga kush mund t’i kishte ardhur sulmi.

Sidoqoftë, për blutë e Shkodrës ka një shans për identifikimin e autorit falë disa kamerave të sigurisë në hyrje të lagjes Dobraç.

1673596576_finalprojekt.00242717.Still010.jpg

Pllumb Shpati

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Tritol banesës së shefit të krimeve në Shkodër, kamerat kapën momentin kur një person vendosi lëndën plasëse

1673606343_Screenshot1.jpg

Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin që iu afrua banesës së shefit të krimeve, Pllumb Shpati për të vendosur sasinë e tritolit. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç.

Ora 10:24
Shpërthimi me tritol në banesën e shefit të krimeve në Policinë e Shkodrës, Pllumb Shpati jashtë kamerave: S’kam konflikt me askënd

Shefi i Krimeve të Policinë e Shkodrës, Pllumb Shpati ka folur jashtë kamerave për sulmin me tritol në banesën e tij. Ai është shprehur se nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë bërë sulmin ndaj tij.

Ora 08:54
Shpërthimi i fuqishëm me tritol shefit të krimeve në Shkodër, i ati: Ka dëme kudo, ka ardhur për shkak të detyrës se s’kemi ngatërresa

Për shkak të detyrës e ka cilësuar i ati i shefit të krimeve në Shkodër, Pllumb Shpatit motivin e shpërthimit në banesën e tij pak para se të zbardhej. Gjergj Shpati në një prononcim për mediat shprehet se dëmet janë kudo në dyer, driatare e fasadë. Në banesën e Pllumb Shpatit jetonin 3 familje, 17 anëtarë. Babai i tij thotë se nuk kanë asnjë konflikt dhe se së fundmi djali i tij nuk ka patur asnjë kërcënim.

“Kam dalë dhe kam dëgjuar krismën kam dalë dhe e kam parë. Ne jetojmë këtu 3 familje, ishte i fuqishëm, të kallxojnë vetë shikoni dëmet. Ka dëme në dritare, dyer, fasadë…

Se dimë nga erdhi, se priti kush.

Nuk e dimë, ishim në gjumë. Po për shkak të detyrës së ne s’kemi ngatërresa, si kam kujt borxh as më ka.”- tha Gjergj Shpati.

Pyetje: Cila është kërkesa juaj?

Gjergj Shpati: Shteti me pas mundësi të bëjë punën e vetë, të hetojë.

Ora 08:40
Shpërthim tritoli në shtëpinë e shefit të krimeve në Shkodër, del VIDEO nga dëmet në banesë dhe në automjet

Pamjet që shihni janë dëmet që ka shkaktuar shpërthimi me tritol në banesën e shefit të krimeve në Komisariatin e Shkodrës, Pllumb Shpati. Ngjarja ndodhi në Dobraç rreth orës 03:50.

Ora 08:17
FOTO/ Ja kush është shefi i Krimeve të komisariatit Shkodër që iu vu tritol para banesës

1673594322_5636d93857b341f7b4d0c7df5722988f.jpg

Ky është Pllumb Shpati, 49 vjeç, shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër të cilit iu vendos tritol para banesës së tij në lagjen Dobraç. Ngjarja ndodhi në orën 03:50.